24 marsi i vitit 1999 është dita kur në Dukagjin ishte përgatitur skenari i njëjtë sikur në Prekaz në rastin e familjes së Adem Jasharit, por këtu për familjen Haradinaj. Kështu thotë ish-eprori i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Shkumbin Demaliaj, që pohon se më 24 mars Kosova e ka fituar aleatin – Amerikën.
“Kjo datë e rëndësishme shënon një kthesë tjetër. U përgatit një skenar i njëjtë sikur në Prekaz, vetëm se këtu forcat serbe u kthyen të turpëruara pas rezistencës”, ka thënë Demaliaj, në “Ora e Fundit” të Klan Kosova.
Ai ka thënë se 24 marsi e tutje shënohet një histori dhe kthim i shpresës për shqiptarët, pas Epopesë së Dukagjinit.
“Familja Haradinaj ka qenë cak i forcave serbe por goditja që marrin aty ishte e madhe, eliminohet gjitha ajo artileri, ku ka pasur edhe ushtarë serbë”.
“Por kanë rënë edhe tre dëshmorë dhe është plagos rëndë komandanti Ramush Haradinaj. Beteja ka filluar në orët e mëngjesit dhe ka zgjatë deri në orët e mbrëmjes”, ka pohuar Demaliaj.
Ai shton se forcat serbe kanë qenë të mbështetur edhe nga helikopterët.
“Aty kanë lënë artileri të rëndë dhe janë tërhequr me turp. Aty është rrethuar gjithë fshati, por ta kanë provuar ta kapin gjeneralin Daut Haradinaj, por që ata morën aty atë që merituan. Familja Haradinaj ka qenë caku kryeso”, ka shtuar më tej ai.
Demaliaj ka treguar se lufta në Gllogjan ishte zhvilluar në afërsinë prej dy metrave.
“Lufta është zhvilluar deri në dy metra, nga shtëpia në shtëpi. Fshati ka qenë i rrethuar. Forcat ushtarake kanë mbajtur peng në mënyrë që t’i tërheqin viktimat”.
Lufta në Dukagjin është zhvilluar në një territor mjaftë të madh ka thënë ai, përfshirë nga Istogu deri në Has.
Ai më tej ka folur edhe për mungesën e Ramush Haradinajt në përvjetorin e kësaj epopeje.
“Nuk është hera e parë që mungon komandanti Haradinaj në përvjetorët e Epopesë së Dukagjinit”, ka përfunduar ai. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite