Mbrëmja nisi me dolli, por vazhdoi me kritika. Kështu ndodhi mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ambasada amerikane në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve.
Në këtë organizim të prirë nga ambasadori Greg Delawie, po merrnin pjesë edhe krerët kryesorë të politikës, pjesëtarë të shoqërisë civile, gazetarë e shumë personalitete të tjera.
Vetë Delawie ju uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, duke ngritur një dolli.
“Mendoj se është e udhës mbrëmjen ta fillojmë me nga një dolli. Nga e kaluara te e ardhmja jonë, të ngremë dolli për miqësinë dhe partneritetin ndërmjet ShBA dhe Kosovës dhe të gjërave që mund t’i arrijmë së bashku për të mirën e përbashkët të dy vendeve tona. Gëzuar!”, tha ambasadori amerikan.
Pas këtij momenti, Delawie pati edhe kritika për akterët kryesor të politikës kosovare.
“Nuk ka dyshim që Kosova ka arritur shumë në këto 21 vjet; përparimi është i pamohueshëm. Por mendoj se është e qartë që entuziazmi i hershëm është zbehur paksa”.
“Po shohim më shumë ngecje dhe më pak përparim. Më shumë njerëzit shqetësohen për mbrojtjen e të ardhmes së tyre politike se pas për të ardhmen e vendit të tyre”.
“Qytetarët e Kosovës e shohin këtë poashtu. Disa e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke migruar jashtë vendit, e të tjerët e shprehën pakënaqësinë duke i ‘prishur fletëvotimet’ në zgjedhjet e para disa javëve”.
“Besoj që Kosova sot është në pikë kthimi. Çkado që shohim përderisa shikojmë kah e ardhmja? Më shumë ndryshime pozitive apo më shumë ngecje? Gjatë vitit të ardhshëm, a do të përparojmë më shumë ky vend, a do të ecë përpara në rrugëtimin e drejt integrimit euroatlantik dhe te përmirësimit të jetës së qytetarëve apo do të qëndrojnë një vend”?, tha Delawie. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës