LAJMI I FUNDIT:

Deklarohen të pafajshëm dy zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë të akuzuar për korrupsion

Deklarohen të pafajshëm dy zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë të akuzuar për korrupsion

Deli Halili dhe Ismajl Ismajli janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, lidhur me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Halili dhe Ismajli në cilësinë e zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ngarkohen se i kanë fshehur urdhëresat e gjykatës, duke ua mundësuar të dënuarve t’i shmangen dënimit me burg apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit me gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Deklarimin rreth fajësisë dy të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Gen Nixha.


Pasi që dy të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, gjykatësja e rastit Teuta Krusha i njoftoi mbrojtësit e tyre, avokatët Berat Tmava dhe Driton Muharremi për të drejtën e kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës.

Dy avokatët kërkuan që klientëve të tyre t’iu ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, duke garantuar që procedura penale do të zhvillohet pa asnjë pengesë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Ismajli, avokati Muharremi tha se edhe vetë prokurori me rastin e ngritjes së aktakuzës nuk ka propozuar vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak.

Propozimi i dy avokatëve nuk u kundërshtua nga prokurori Nixha, mirëpo gjykatësja Krusha njoftoi se mbetet në fuqi vendimi i datës 26 korrik 2024 përmes të cilit i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak dy të akuzuarve.

Sipas aktakuzës, nga data 4 prill 2022 e deri më 26 janar 2024 në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtarë – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, Deli Halili në pozitën e bashkëpuntorit profesional në zyrën e ekzekutimit të sanksioneve penale dhe Ismajl Ismajli në pozitën e referentit në zyrën e ekzekutimeve të sanksioneve, në bashkëkryerje nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Aktakuza thotë se me dashje nuk i kanë dorëzuar, duke i fshehur urdhëresat e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe atë nëntë lëndë, të cilat kanë qenë dashur të dërgohen për ekzekutim duke i mundësuar të dënuarve, t’i shmangen mbajtjes së dënimit me burg, apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit të shqiptuar në të holla, duke i shkaktuar dëm sistemit gjyqësor.

Me këtë, ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Çështja penale ndaj dy të akuzuarve është deleguar në kompetencë të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prizren pasi që dy të akuzuarit janë punonjës të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila është shpallur jokompetente për të vazhduar me rastin.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori