Java që po lëmë pas nisi me vizitën e ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë në Prishtinë, Boris Pistorius, i cili shprehu mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën.
Gjatë javës po ashtu temë diskutimi ishte çështja e këmbimit të pronave në Badovc dhe prishja e koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë.
Të enjten mbrëma po ashtu, në qendër të vëmendjes ishte përballja e Kosovës me Serbinë në Këshill të Sigurimit.
Pistorius: Duam ta bëjmë të qartë se Kosova ka mbështetje ushtarake
Të hënën për vizitë në Kosovë ishte ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ndërsa u takua me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit me Osmanin, presidentja dhe ministri Pistorius mbajtën një konferencë për media, gjersa ofroi mbështetjen për Kosovën.
“Ne angazhohemi edhe më tej, kontingjentet janë forcuar, varësisht nga situata dhe zhvillimet ne do të vlerësojmë situatën, dhe ne bashkë me KFOR-in do të marrim përsipër, është përkushtim i yni ndaj Kosovës. Duam të bëjmë të qartë se ka mbështetje ushtarake”, ishte shprehur ministri gjerman.
Ai kishte folur po ashtu edhe për çështjen e dinarit, për të cilën kishte thënë se duhet të bëhet në mënyrë të përshtatshme.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bëjnë pjesë edhe masat legjitime sa i përket vendosjes së Euros si valutë të vetme. Pra, kjo duhet të komunikohet në mënyrë të përshtatshme. Këto janë garancionet për siguri dhe këto bëjnë pjesë në dialog”, u shpreh ministri.
Anulimi i vendimit për pronat në Badovc dhe prishja e koalicionit LDK-PDK në Prishtinë
Të enjten është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të Prishtinës ku u anulua vendimi për këmbimin e pronave në Badovc, derisa menjëherë pas vendimit për anulim është prishur edhe koalicioni ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.
Kjo seancë është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të anuluar vendimin e datës 21 dhjetor 2023 për këmbim të pronave në zonën e mbrojtur në Badovc me prona në lagjen ‘Prishtina e Re’.
Seanca u përshkrua me akuza e kundër-akuza, gjersa për rastin e këmbimit të pronave ka folur edhe vet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e asamblistë.
Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të kryeqytetit theksoi se vendimi për këmbimin e pronave ka rrjedh nga një proces i cili ka filluar nga qeverisja e kaluar.
“Për më tepër, ky proces ka rrjedh nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, pra Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal. Nga momenti që qeverisja jonë ka vazhduar këtë proces, janë ndjek të gjitha procedurat e parapara ligjore. Pra, për këtë çështje, janë dërguar pikat e rendit të ditës me kohë, përfshi këtë pikë për këmbim”, ka deklaruar Rama.
Mirëpo sipas tij, ndonëse një vendim i tillë është diskutuar dhe miratuar në Kuvend, nuk ka pasur reagime kundër nga asnjë parti politike.
“Nuk ka reaguar askush. Vendimi është miratuar në këtë Kuvend. Nuk ka reaguar askush. Kanë kaluar disa javë. Asnjë fjalë nuk e kanë thënë nga PDK e as LVV. Pas një shkrimi të pavërtetë dhe tendencioz, ju e politizuat këtë çështje”.
I pari i Prishtinës tutje ka thënë se për shkak të spekulimeve në media, Ministria e Financave dhe ajo e Administrimit të Pushtetit Lokal e kanë marrë suspenduar këtë vendim.
“Si pasojë e shkrimeve spekulative, të njëjtit zyrtarë të Ministrisë së Pushtetit Lokal që kanë miratuar ligjshmërinë të njëjtit po e tërheqin atë. Pa asnjë argument apo fakt shtesë. Nuk janë një apo dy zyrtarë, por janë pesë që kanë nënshkruar ligjshmërinë e këtij vendimi, përfshirë edhe ministrin e MAPL-së. Dhe tani të njëjtit e kanë tërhequr ligjshmërinë e tij, përfshirë këtu edhe ministrin”.
“Është raportu se: Kryeqyteti i ka dhanë 20 hektarë për 8 hektarë. Nuk është e vërtetë. Vendimi i Asamblesë së Kryeqytetit e thotë qartë se prona 8 hektarëshe këmbehet me pjesë të parcelës 20 hektarëshe, e përsëris me pjesë të parcelës, jo me krejt parcelën. Sa tokë do të këmbehet, 10 ari, 50 ari, 2 hektarë apo 5 hektarë, nuk e përcakton kryeqyteti e as Përparim Rama, por e përcakton Ministria e Financave”.
Rama dhe asamblistët e LDK-së pas fjalimeve në Kuvendin komunal kanë lëshuar seancën, ndërkaq pas kësaj Kuvendi Komunal i Prishtinës me 27 vota anuloi vendimin për këmbimin e pronave në Badovc.
E menjëherë pas anulimit të vendimit për Badovcin, kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, njëherësh edhe nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili ka njoftuar se kanë prishur koalicionin qeverisës me LDK-në në Prishtinë.
Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i ka dorëzuar shkresën zyrtare për prishje të koalicionit, kryetarit Përparim Rama.
Kurti në Këshill të Sigurimit i përgjigjet Vuçiqit për “persekutimin e serbëve”: Pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocidin në Ballkan
Po të enjten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme, me kërkesë të Serbisë pas ndalimit të dinarit serb në Kosovë.
Në këtë mbledhje, Kosova është përfaqësuar nga kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbia nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë paraqitjes së tij i ka replikuar presidentit serb për pretendimet e rrejshme se Kosova po persekuton serbët e Kosovës.
“Është e vështirë të dëgjosh të gjitha këto nga një udhëheqës i një vendi (Serbia) që ka kryer gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë. Këshilli i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë e Bosnje. Ne kemi ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe kemi ndërtuar një shtet demokratik. Ne jemi krenar për një republikë për të gjithë ku sundon e drejta. Ne bashkë me aleatët kemi ndërtuar shtet demokratik”.
Ai po ashtu ka thënë se regjimi autoritar serb po bën spastrim etnik në Luginë, gjersa shtoi se Qeveria serbe sistematikisht i ka hequr mbi 4.200 shqiptarë nga regjistri civil, në Medvegjë, dhe mbi 2.000 në Bujanovc.
Kurti po ashtu përmendi se Parlamenti Evropian, miratoi me shumicë dërmuese një rezolutë që bën thirrje për hetim ndërkombëtarë në parregullsitë e zgjedhjeve që janë mbajtur në dhjetor, duke përmendur manipulimin e zgjedhjeve, abuzime verbale dhe mediat ruse që janë angazhuar në keqinformim në emër të Qeverisë së Serbisë.
Në fjalën e tij para OKB-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli edhe për ndalimin e dinarit. Ai tha se Banka Qendrore e Kosovës po sigurohet mbështetja financiare për serbët në Kosovë nga Serbia të mos pengohet.
“Rregullorja e BQK-së nuk e ndalon e as nuk e pengon Serbinë të dërgojë para për serbët e Kosovës. Çdo gjë e kundërt me këtë është propagandë. Rregullorja përcakton rregullimin e dërgimit të parasë në mënyrë të ligjshme”.
Sipas Kurtit, rregullorja synon që të ofrojë transparencë dhe ligjshmëri sa i përket importit të parave në Kosovë, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe politikës monetare të Bashkimit Evropian.
Ai thotë se rregullorja nuk kërcënon serbët por sipas tij përkundrazi mbron ata nga grupet kriminale.
“Kur serbët e Kosovës bashkëpunojnë me ne, ata kërcënohen me jetë dhe u digjen makinat. Kur serbët e Kosovës kërkojnë të takohen me ne ata e bëjnë këtë fshehtas pasi jeta e tyre kërcënohet. Kjo duhet të ndalohet. Beogradi nuk duhet të lejohet që të financojë pafund kriminelët e vet në Kosovë. Ky është problemi i vërtetë i Serbisë”.
“Serbia po ankohet jo për këmbimin e dinarit me euro, por për ndalimin e thasëve me para në kufi. Ata ankohet jo për shkak të brengave që kanë për qytetarët serb por ato tubacione të parave në veri po ndalen”.
Kurti ka komentuar edhe ballinat e gazetave serbe se gjoja Kosova po hakmerret ndaj serbëve për atë që u ndodhi kosovarëve në vitin 1999.
“Ne nuk do të hakmerremi. Po janë vrarë mbi 10 mijë civil të pa armatosur e janë përdhunuar mbi 20 mijë gra, por nuk do të hakmerremi. Ne duam drejtësi dhe drejtësia ndodh kur nuk ka hakmarrje. Është me rëndësi që për të pasur paqe mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë hakmarrje, këtë e premtojë unë”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite
Lutfiu: Gjykata Kushtetuese e Serbisë legalizoi pasivizimin e adresave të shqiptarëve
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur
"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun
Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose
Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian