LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e famshme e Blatterit se ‘Topat e shortit futen në frigorifer’, rikthehet në skenë pasi shorti i Ligës së Kampionëve dështoi

Deklarata e famshme e Blatterit se ‘Topat e shortit futen në frigorifer’, rikthehet në skenë pasi shorti i Ligës së Kampionëve dështoi

Shorti për 1/8 e Ligës së Kampionëve ishte tema më e rëndësishme në botën e sportit ditën e djeshme dhe dështimi i tillë i UEFA- nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Shorti fillestar i çifteve të 1/8 u anulua pas dy lëshimeve të mëdha që ndodhën.

Në fillim u hodhën në short Manchester United dhe Villarreal, edhe pse luanin në të njëjtin grup dhe më pas topi i “Djajve të Kuq” nuk ishte në “short” ndërkohë që kërkohej rivali Atletico Madridit, edhe pse duhej të ishte aty.


Sigurisht, ishin të shumtë ata që e dënuan gabimin e UEFA-s.

Për shortin e UEFA-s kishte folur edhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter pesë vite më parë, fjalët e të cilit sot kanë peshë tani kur ndodhi kjo.

“Sigurisht që është e mundur të vendosësh shortin, vetëm duhet të shënjosh disi topat. Le të themi t’i ngrohësh ose t’i ftohësh. Nuk ekzistonte në shortet e FIFA-s, por unë e pash në nivelin evropian kur ndodhi”, kishte thënë Blatter për “La Nation” saktësisht pesë vjet më parë.

Ish-presidenti i FIFA-s ka shpjeguar mënyrën se si janë shënuar topat.

“Përpara se të fillojë shorti, topat vendosen në frigorifer. Është një teknikë e thjeshtë për të përcaktuar se cilët topa janë të ftohtë dhe tashmë kur i prekni, e dini se kush janë”, shtoi Blatter.

Sigurisht, kjo deklaratë u kthye në hit pas skandalit. UEFA pranoi gabimin e saj dhe u përsërit shorti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori