LAJMI I FUNDIT:

Dekada e suksesit nga Blerina Kllokoqi-Rugova: 10 vite punë dhe kreativitet

Dekada e suksesit nga Blerina Kllokoqi-Rugova: 10 vite punë dhe kreativitet
Blerina Kllokoqi-Rugova

Emri i saj është i njohur për të gjithë. Ajo ka dizajnuar për emrat më të njohur nga fusha e artit dhe politikës. E talentuar dhe me stil, nuse e familjes Rugova – është kjo Blerina Kllokoqi, emri i së cilës u bë i njohur që në startin e saj 10 vite më parë me kreacione dhe stilin unik.

Këto ditë, ajo shënon dekadën e saj të parë si brend në Kosovë, teksa vjen në një rrëfim të rrallë për Telegrafin për të treguar rrugëtimin e saj jetësor dhe atë profesional, në ato që i quan dashuritë më të mëdha në jetën e saj: familja dhe profesioni.

Blerina Kllokoqi-Rugova (Foto: Blerina Rugova/Instagram)

Kllokoqi-Rugova bën të ditur gjithashtu detaje nga eventi që po përgatit me rastin kremtimit të 10-vjetorit të brendit të saj. 10 vite punë, 10 vite përkushtim e sukses kurorëzohen me këtë rrëfim special të stilistes më të kërkuar në vend, Blerina Kllokoqi-Rugova…


Blerina, shënoni 10 vite karrierë në brendin tuaj të suksesshëm “BKR”. Na trego pak në pika të shkurtra si kanë qenë këto 10 vite për ty?

Sfidë, sfidë, sfidë! Çdo vit, çdo sfilatë, çdo koleksion, çdo fustan, çdo punë që e kemi bo e ka kërkuar mundin e vet, kohën e vet dhe përkushtimin e vet. Jemi munduar që çdo gjë ta sjellim risi në tregun tonë, dhe kjo ka qenë një nga sfidat më të mëdha që ne si BKR i kemi pasur këto 10 vjet.

Blerina: 10 vitet e mia në tregun kosovar (Foto: Blerina Rugova/Instagram)

Keni menduar që 10-vjetorin ta kremtoni në një event me shumë të ftuar special. Na fol pak rreth kësaj mbrëmje të veçantë?

10 vjet BKR, ose thënë më mirë një dekadë BKR është ndryshe. Unë si dizajnere, si Blerinë kam mbi 20 vjet përvojë dhe eksperiencë pune në dizajnin e modës, ndërsa si brend “BKR”, jemi krijuar para 10 viteve. Është një prezentim ndryshe. Është në sheshin e presidentit Rugova, do të ketë shumë pak të ftuar, një numër i limituar, do të jetë një event privat ku do të shpalosen kreacionet e reja të brendit tonë.

Në 10 vite punë, jeni bërë emri më i pëlqyer i shumë personazheve të famshëm, duke veshur emra të njohur nga fusha e artit, politikës, etj. Si ka qenë për ty të punosh me ta?

Nuk mund të them se jam ndër emrat më të kërkuarat, ose që kam arritur diçka. Janë klientët ata që flasin për përvojën tonë. Unë dua të jem shumë modeste në punën time, ende “BKR” ka vetëm një dekadë, besoj që do të zgjasë me shekuj, kështu që mbetet të shihet…

Kllokoqi-Rugova: Janë klientët ata që flasin për përvojën tonë si BKR (Foto: Blerina Rugova/Instagram)

Inva Mula, Rita Ora, Elia Zaharia janë disa nga emrat e suksesshëm me të cilët keni bashkëpunuar gjithashtu. Si keni arritur deri te njohja me to?

Ka qenë mënyra e punës, fustanet me punim dore që na dallojnë neve prej të tjerëve, kështu që çdokush dëshiron të ketë një fustan unik, një fustan ku është intervistuar mbi 300-400 orë punë dore, dhe kjo na ka bërë ndoshta neve që të prekim emrat më të mëdhenj të Kosovës.

Disa nga emrat e famshëm ndërkombëtar të veshur nga Blerina Kllokoqi-Rugova (Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram)

Në këto 10 vite, me doemos do ketë një ngjarje interesante që publiku nuk e di akoma. Mund të na zbulosh diçka në lidhje me “BKR” për të cilën s’kemi pasur dijeni më parë?

Po, siç e keni parë edhe vet, ideja e konceptit “10 vjet shtet”, “10 vjet BKR” dhe lëvizje e lirë jo vetëm për brendin tonë, por për të gjithë qytetarët e Kosovës, ka qenë diçka që e ka bërë një ndryshim në opinionin e njerëzve. Ka me pas shumë risi, diçka shumë ndryshe kreative, nuk do kisha shumë dëshirë të zbuloja shumë sepse përndryshe nuk do të ngelej befasi për ata që vijnë (qesh).

Në këto 10 vite, cilin koleksion tuaj e cilësoni si më të suksesshmin dhe të pëlqyerin?

Si koncept i sfilatës, ndër më të suksesshmet dhe më ndryshe ka qenë sfilata “Në rrugë me BKR”, ku sfida më e madhe ka qenë mbajtja koifidenciale e lokacionit se ku do të mbahej revia, ku ka qenë numri shumë i limituar i mysafirëve. Ndërsa si sfilatë ose krijime, çdo vit them “ky është më i bukuri ose ai”, ndoshta edhe këtë vit them se ky është ndër koleksionet me fustanet më të bukura.

Blerina Kllokoqi-Rugova dhe bashkëshorti i saj, Mendim Rugova (Foto: Blerina Rugova/Instagram)

Po bashkëshorti, si është marrëdhënia me të, dhe si i ka ai raportet me modën?

Bashkëshorti im dhe moda janë dy botë të kundërta. Aq sa kanë dallim poli i veriut me atë të jugut, aq ka dallim edhe Mendimi me modën. Ai e ka stilin e vet dhe kurrë në jetë nuk i jam imponuar. Është më praktik, vishet më sport sepse i imponohet ndoshta edhe prej profesionit të tija – fotografisë, që gjithmonë i duhet të ketë vend dhe xhepa më të mëdhenj për të mbajtur pajisje të aparatit, kështu që asnjëherë nuk i jam imponuar.

Teuta është kunata juaj dhe njëherit deputete e Parlamentit të Kosovës, për të cilën jeni kujdesur gjithmonë për veshjet e saj. Kur jemi te figurat politike: Sa është e vështirë të stilosh për to, pasi dimë që keni qenë edhe stilistja zyrtare e presidentes Jahjaga?

Çdo personalitet që ka ardhur te ne, ka ardhur sepse i ka pëlqyer puna jonë, nuk do mund të thoja “ky, ose kjo ose ai”. Krejt janë të lehtë në mënyrën e vet. Por do thoja që është shumë më lehtë të punosh me trupat që janë masë standarde “S” ose “M”, sepse është më pak mundim, pasi çdo fustan duket bukur, vetëm kombinimi i materialeve. Ndërsa në krahasim me trupat që kanë peshë më të madhe, apo që janë më të gjatë ose të shkurtër, atëherë duhet më shumë përkushtim, duke u munduar që atyre t’iu vëmë në pah të mirat, dhe t’ua fshehim mangësitë.

Stilistja Blerina Kllokoqi Rugova (Foto: Norik Uka)

Dhjetë vite karrierë e suksesshme. Çfarë premton Blerina edhe për 10 vitet e ardhshme?

“BKR” do të jetë afër të gjithë klientëve jo vetëm për 10 vitet e ardhshme, por besoj për shumë e shumë vite edhe në qoftë se unë si Blerinë nuk do të jem, do të jenë dizajnerët tjerë që do ta udhëheqin “BKR”-në. Ka shumë raste, shumë momente kur mendohem se do të vijë një kohë kur unë do të them “Mjaft kam dhënë për bend”, po pastaj prap kthehem dhe them se prapë kam kohë, dhe çdo ditë e kam një sfidë ndryshe në këtë aspektin e brendit (qesh).

Blerina, faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit në fund?

Faleminderit shumë portalit Telegrafi që gjithmonë më ka ndenjur afër dhe besnik brendit tonë. Faleminderit që keni ditur të përçoni një mesazh të mirë për modën, jo vetëm për “BKR”-në, po për të gjithë adhuruesit dhe stilin e të së mirës. E juaja, Blerina tash e 10 vite. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Kalo në kategori