Kuvendarë nga subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj kanë realizuar disa vizita pune në zonën turistike në Jezercë dhe ndërkohë kanë shprehur shqetësime se kompanitë që merren me ndërtim të infrastrukturës rrugore po e degradojnë ambientin duke marrë lëndë të mineraleve pa leje të organeve kompetente.
Pas shqetësimeve të kuvendarëve në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet nga Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve të cilët kanë konstatuar se aty po degradohet ambienti pa leje përkatëse. Këto institucione po kërkojnë bashkëpunim të qytetarëve për t’i identifikuar kompanitë të cilat po e degradojnë ambientin në këtë mënyrë pa leje institucionale.
Amir Rexhepi, kuvendar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për Telegrafin se është shqetësuese se si po degradohet hapësira përgjatë rrugës kryesore që çon te zona turistike në Jezerc. Sipas tij, këtë shqetësim e ka ngritur edhe te institucionet lokale, por deri më tash nuk kanë marrë masa.
“Si kuvendar e kemi parë të arsyeshme ta vizitojmë qendrën turistike në Jezercë dhe kemi parë se aty po degradohej hapësira derisa kompanitë po marrin minerale pa leje përkatëse të organeve, prandaj kjo është shumë shqetësuese dhe e pa pranueshme për të gjithë, andaj ftojmë organet kompetente të marrin masa”, ka thënë Rexhepi.
Rexhepi ka sqaruar se Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve i ka kthyer përgjigje subjektit të LVV dhe ka konstatuar se në këtë zonë po degradohej hapësira nga kompani të pa autorizuara dhe së shpejti pritet inicim i procedurave të mëtutjeshme.
“Pas kërkesës së juaj jemi njoftuar për një veprim ilegal dhe pas njoftimit është vizitua tereni së bashku me ju dhe Inspektorat e KPMM-se. Po ju informojmë se më datë 30.07.2024, iu kemi përgjigjur kuvendarit Amir Rexhepi. Ne inspektorët, kemi shkuar në Ferizaj, kemi folur për rastin dhe së bashku kemi shkuar në vend ngjarje në Jezercë. Atje kemi vërejtur se në një lokacion me koordinata 7501565 4689846 773 është shfrytëzuar lëndë minerale – Gëlqeror. Në lokacion nuk kemi takuar as njerëz e as mjete të punës. Për shfrytëzim të lëndës minerale në këtë lokacion nuk ka askush Licencë të shfrytëzimi”, thuhet në përgjigjen e KPMM-së dërguar Kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas KPMM-së, inspektorët e tyre së bashku edhe me inspektoratin komunal dhe me zyrtarët policorë janë koordinuar të gjithë së bashku për ta monitoruar gjendjen.
“Nëse nga kushdo qoftë prej këtyre institucioneve takojnë operues te jashtëligjshëm ne ketë lokacion të njoftohet KPMM-ja dhe ne dalim në vend ngjarje dhe marrim masat sipas Ligjit”, thuhet më tej në përgjigje të KPMM-së, dërguar kuvendarëve të LVV-së.
Telegrafi ka dërguar pyetje në KPMM, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje. Ndërkohë, Telegrafi ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga drejtori për Shërbime Publike në Ferizaj, Arben Halili, por nuk ka qenë i qasshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës