LAJMI I FUNDIT:

Deçani mposht Trepçën, Prishtina më e mirë se Rahoveci në sfidat interesante të hendbollit

Deçani mposht Trepçën, Prishtina më e mirë se Rahoveci në sfidat interesante të hendbollit
(Foto: kosovahandball.info)

Të dielën janë luajtur dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Deçani ka fituar me një gol dallim ndaj Trepçës, me rezultatin 32-31. Vendasit kanë krijuar epërsi fillestare prej 5-0 dhe e ka mbajtur për kohë të gjatë epërsinë e lartë. Pas 30 minuta lojë rezultati ishte 18-12. Në mesin e pjesës së dytë mitrovicasit u afruan në dy gola, 23-21. Në dy gola u afruan edhe më pas, ndërsa vetëm në fund u afruan në një gol dallim. Me 32-31 edhe përfundoi ndeshja.

Drilon Tahirukaj shënoi 10 gola për Deçanin, ndërsa nga 7 i kishin Arbios Mushkolaj e Fatlind Mazrekaj. Te Trepça më efikasi ishte Sali Maxhera me 8 gola. 7 i realizoi Alban Shabani.


Trepça mbetet e treta me 25 pikë. Ndërkohë Deçani renditet i shtati me 14 pikë.

Në vendin e dytë është përforcuar Prishtina, që fitoi ndaj Rahovecit në udhëtim me rezultat 37-34. Rahoveci e fitoi pjesën e parë me rezultat 16-14. Në minutën e 36-të rezultati u barazua në 20-20. Më pas Prishtina kaloi në epërsi, por vreshtarët nuk u ndalën dhe barazuan rezultatin në 30-30. Në momentet e fundit në shprehje erdhi edhe përvoja e Prishtinës, që fitoi me 37-34.

Oltion Beshiri ishte më efikasi te Prishtina me 8 gola. Shtatë i kishte Rron Ramadani. Besmir Kusari, Alban Haziri e Elion Vokshi shënuan nga 7 gola për Rahovecin. Prishtina i ka 29 pikë, ndërsa Rahoveci renditet i katërti me 20 pikë.

Të shtunën, Besa Famgas fitoi bindshëm ndaj Drenicës. Ndërsa ndeshja mes Kastriotit dhe Llapit është ndërprerë në minutën e 54-t, kur rezultati ishte 27-24 për ferizajasit.

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori