Trajneri i ri i FC Malishevës, Qëndrim Kida, ka bërë një debutim të jashtëzakonshëm në skenën e Superligës së Kosovës.
Me 6 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje në 9 ndeshjet e tij të para, Kida ka udhëhequr skuadrën me një konsistencë dhe sukses që tregon aftësi të jashtëzakonshme trajnimi.
Në një intervistë për Telegrafin, do të mund të lexoni për sfidat, strategjitë dhe impaktin që ka pasuar ky trajner në rrugën e tij të shkëlqyeshme në drejtim të FC Malishevës.
Ai fillimisht thotë se e ka pritur këtë sukses me Malishevën, pasi që e ka njohur mirë skuadrën dhe kualitetet e saj.
“Duke u bazuar në fondin e lojtarëve dhe kualitetin e tyre të ju them të drejtën kam pritur të kemi rezultate ti këtilla, por normal është dashur shumë punë e përkushtim, por lojtarët ishin ata që ma kanë bërë më të lehtë punën që të arrijmë këto rezultate”, ka thënë Kida për Telegrafin.
Tutje ai nënvizoi se e njeh mirë futbollin kosovar pasi për shumë vite ka luajtur, pastaj edhe ka punuar si trajner dhe ndihmës-trajner.
“Po siç e dini unë kam shumë vite në Superligë si lojtar, ndërsa pas përfundimit të karrierës si futbollist, menjëherë kam filluar shkollimin dhe njëkohësisht punën si trajner te Fushe Kosova U19 në Superligë. Pastaj kam drejtuar ekipin e parë të Fushë Kosovës në Ligën e Parë dhe kam qenë asistent te Zekirija Ramadani dhe Sami Sermaxhaj në Superligë. Dy trajnerë të cilët i vlerësoj lartë sepse kam mësuar shumë nga ta. Të gjitha këto më kanë dhënë mundësi që ta njoh ligen mjaft mirë dhe të jem i gatshëm për këtë situatë në të cilën gjendem tash”, nënvizoi ai.
Kida nuk preferon të flas për garat ndërkombëtare me Malishevën, duke thënë se do t’ia lënë këtë kohës,
“Jemi në dy garat ende, do të mundohemi të punojmë sa më shumë dhe të kemi vazhdimësi në rezultate duke qëndruar me këmbë në tokë. Për Evropë të shohim në fund si do të na dalin llogaritë”, deklaroi ai.
Trajneri Kida u ndal edhe te sensacioni i këtij viti Drilon Hazrollaj, duke thënë për të se është vetëm fillimi i tij.
“Driloni është një lojtar me shumë kualitet, mirëpo gjithashtu është një djalë dhe punëtor i mrekullueshëm. Është kënaqësi me pas në skuadër. Ka vite që unë nuk kam parë në kampionatin tonë lojtar me kaq potencial. Ju garantoj që ai është vetëm në fillimet e veta”, lavdëroi trajneri talentin malishevas.
Në fund Kida që është me profesion edhe veterinar, ka treguar se si është që të mbajë këto dy punë në të njëjtën kohë.
“Po unë gjithmonë i kam bartë mbi supe dy profesionet. Edhe gjatë kohës sa isha futbollist vazhdoja studimet në veterinari, ku më është dashur gjithmonë ta kalkuloj mirë kohën dhe energjinë që mos ti mbetem borxh asnjërit profesion. Edhe tash vazhdoj të kem një klinikë veterinarie, ku po vërehet mungesa ime më tepër, por për të arritur rezultat duhet gjithmonë shumë sakrificë e unë atë e bëjë me shumë dëshirë e krenari”, përfundoi Kida. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Grealish shënoi gol në Ligën Premier, nuk kishte gjetur rrjetën që nga dhjetori 2023

Sandro Tonali sfidon ligjet e fizikës me golin e tij, tifozët duan që italianit t’i jepet çmimi ‘Puskas’

Finalja e Kupës së Mbretit prodhon një tjetër ‘El Clasico’: Barcelona eliminon Atletico Madridin

Skandal pas derbit të Stambollit, Mourinho humbet ndeshjen – kap për hunde trajnerin e Galatasarayt

Sandro Tonali sfidon ligjet e fizikës me golin e tij, tifozët duan që italianit t'i jepet çmimi 'Puskas'

Liga Premier del me deklaratë për ndërhyrjen brutale të Tarkowskit në Mac Allister

Trajneri i Galatsarayt, Okan Buruk prononcohet pas ndeshjes për rastin kur Jose Mourinho i kapi hundën

Finalja e Kupës së Mbretit prodhon një tjetër 'El Clasico': Barcelona eliminon Atletico Madridin

Dyshime se Sociedadi u dëmtua në mënyrë drastike: Gjyqtari "mbylli sytë" ndaj pozicionit jashtë loje të Mbappes që i parapriu golit të Realit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Sandro Tonali sfidon ligjet e fizikës me golin e tij, tifozët duan që italianit t'i jepet çmimi 'Puskas'

Trump shpall tarifat e reja: Kosovës dhe Shqipërisë 10 për qind, Serbisë 37 për qind

Trajneri i Galatsarayt, Okan Buruk prononcohet pas ndeshjes për rastin kur Jose Mourinho i kapi hundën

Skandal pas derbit të Stambollit, Mourinho humbet ndeshjen – kap për hunde trajnerin e Galatasarayt

Xheneta Fetahu befason ndjekësit me transformimin e saj të guximshëm

Historike, Gjermania nis zyrtarisht dislokimin e përhershëm të trupave në kufirin me Rusinë