Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuari ishte Mensur Nexhipi, i cili ndau disa nga historitë më të forta dhe më të paharrueshme të karrierës së tij. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Nexhipi nisi rrëfimin me debutimin dramatik ndaj Crvena Zvezdës, ku siç tregon ai, kishte luajtur i helmuar, me të vjella dhe temperaturë, por megjithatë arriti të shënonte gol.


“Me ardhjen e Bobekut, domethënë, u bo një ekip. Unë isha pjesë e asaj ekipe. Ndodhi një debutim i imi i cili nuk do të harrohet asnjëherë”.

“Domethënë erdhi ndeshja e parë miqësore në fazën përgatitore, ndeshja ndaj ekipës së Crvena Zvezdës”.

“Edhe pse unë atë ditë pata marrë njëfarë helmimi, dëshira e madhe dhe nuk guxoja t’i thoja trajnerit se nuk mundem se isha non stop duke vjellur”.

“Edhe në pjesën e parë u bë ekipa e cila ishte atëherë që ra nga liga e parë, domethënë trajneri i futi atë ekipën që ishte që ra nga liga e parë, mandej në pjesën e dytë duhej të inkuadrohesha”.

“Mirëpo ishte interesante sepse gjatë tërë pjesës së parë, unë diku gjashtë/shtatë herë kisha probleme të vjelljes”.

“Filloi ndeshja, filluam të luajmë. E mora një top, e humba, mirëpo prapë se prapë një bashkëlojtar e mori topin ma pasoi mua dhe unë nga gjysma e stadiumit i driblova të gjithë mbrojtjen, gjashtë/shtatë lojtarë në fund edhe portierin dhe shënova gol”, deklaroi mes tjerash Nexhipi.

Episodin e plotë me Mensur Nexhipin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

telegrafi sport app