Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ka thënë se njëra prej ofertave është më e mirë në krahasim me të tjerat.

Ishte raportuar se futbollisti holandez është shumë pranë transferimit te Barcelona, mirëpo në javët e fundit gjërat janë qetësuar, duke e përfshirë Manchester Unitedin dhe Juventusin më fort në garën për shërbimet e tij.


“Tash për tash janë disa oferta dhe dua të zgjedh se cila është më e mira”, ka thënë 19-vjeçari për RTL4.

MAtthijsdeLigt 1 Matthijs de Ligt (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Jam shumë i entuziazmuar për atë që mund të ndodhë në një të ardhme të afërt, por po përpiqem të qëndroj i qetë”.

“Është e qartë se njëri nga opsionet është më i mirë se të tjerët...”, ka shtuar lojtari duke nxitur akoma më shumë spekulime për të ardhmen e tij.

Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu janë dy klubet tjera që janë të interesuar për shërbimet e De Ligt. /Telegrafi/

telegrafi sport app