LAJMI I FUNDIT:

De Jong do të largohet nga Barcelona, edhe Liverpooli futet në garë për holandezin

De Jong do të largohet nga Barcelona, edhe Liverpooli futet në garë për holandezin

Frenkie de Jong është futur në vitin e tij të gjashtë te Barcelona, pasi është pjesë e këtij klubi që nga viti 2019.

Kontrata aktuale e holandezit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2026 dhe nuk ka shanse që ajo të rinovohet.

Drejtuesit e Barcelonës duan ta mbajnë De Jongun në skuadër, por me pagë të përgjysmuar pasi holandezi fiton 18 milionë euro në vit dhe kjo ka bërë që bisedimet të ndalohen.


Barcelona është e gatshme ta shesë yllin e skuadrës për vetëm 20 milionë euro
Lexo po ashtu Barcelona është e gatshme ta shesë yllin e skuadrës për vetëm 20 milionë euro

E ardhmja e De Jong pritet të jetë në Angli, pasi dy skuadrat nga Manchesteri, City e United prej kohësh e kanë kërkuar atë.

Tani lideri aktual i Ligës Premier, Liverpooli është futur në garë për transferimin e mesfushorit.

Tre yjet e Barcelonës po kritikohen pas rezultateve të dobëta në kampionat
Lexo po ashtu Tre yjet e Barcelonës po kritikohen pas rezultateve të dobëta në kampionat

The Reds duan të përforcohen në janar dhe do të tentojnë sa më shpejtë t’i sigurojnë shërbimet e holandezit. /Telegrafi/