Frenkie de Jong vazhdon të mbetet një çështje te Barcelona edhe pse dëshira e lojtarit është për mos tu larguar nga Camp Nou.

Mesfushori holandez ishte në qendër të vëmendjes edhe në afatin kalimtar të verës, por gjitha ofertat e ardhura në drejtim të tij u refuzuan.


Barcelona ishte e gatshme ta shiste lojtarin dhe kishte pranuar ofertën prej 85 milionë euro nga Manchester United, por në fund vet De Jong vendosi të qëndronte në Camp Nou.

Frenkie de Jong 1

Gjiganti katalunas është gati ta shes edhe në janar lojtarin, por De Jong ka refuzuar tre propozime nga gjigantët anglezë.

Chelsea, Manchester United dhe Liverpool kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, por përgjigja e holandezit ka qenë negative.

25-vjeçari është i vendosur të qëndrojë në Camp Nou, ku është edhe futbollisti më i paguar te Barcelona.

Frenkie de Jong 2

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se De Jong është i dashuruar me Barcelonën dhe nuk e ka ndërmend të largohet pavarësisht presionit që po i bën klubi për të pranuar largimin.

Reprezentuesi i Holandës këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje me blaugranët ku ka shënuar edhe një gol. /Telegrafi/

telegrafi sport app