LAJMI I FUNDIT:

De Groot: Vendimi për falje i kryetarit Ivanov duhet të tërhiqet plotësisht

De Groot: Vendimi për falje i kryetarit Ivanov duhet të tërhiqet plotësisht

Ambasada holandeze në Shkup ka lëshuar një njoftim për opinionin, në lidhje me vizitën e sotme të drejtorit të përgjithshëm për bashkëpunim evropian, Robert de Groot, i cili në Shkup erdhi si përfaqësues në nivelin e zv. ministrit të punëve të jashtme të mbretërisë holandeze, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimeve të tij, de Groot ka shprehur shqetësimin në lidhje me situatën e tanishme politike në vend, e cila është e paqëndrueshme dhe që mund të përmirësohet vetëm përmes një procesi gjithpërfshirës që bazohet në transparencë dhe përgjegjësi nga të gjithë politikbërësit.

Më tej, në njoftimin e ambasadës thuhet se të gjitha palët duhet të përfshihen në përcaktimin dh ezbatimin e programit reformues të marrëveshjes së Përzhinos, duke shprehur edhe një herë theksin e de Groot në rëndësinë e përgjegjësisë dhe respektimin e sundimit të ligjit nga të gjitha palët, që përfshinë mbështetjen dhe funksionimin pa pengesa të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).


Porosia e de Groot është se vendimi për falje i kryetarit Ivanov duhet të tërhiqet plotësisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori