De Bruyne zbulon se çfarë i duhet Man Cityt kundër Interit në finalen e Ligës së Kampionëve

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne beson se Interi ka një ‘identitet të qartë’, por kampionët e Ligës Premier duhet ‘të luajnë siç dinë’ dhe ‘të jenë të qetë’ në finalen e Ligës së Kampionëve.
Finalja e Ligës së Kampionëve mes City dhe Interit është afër dhe superylli belg foli për La Gazzetta dello Sport në prag të takimit të së shtunës në Stamboll.
“Nuk mendoj se do të ndryshojmë diçka. Do të përpiqem të relaksohem dhe të përgatitem siç bëj para çdo ndeshjeje. Do të përpiqem të jem gati”, ka thënë fillimisht De Bruyne.
“Ne festuam titullin e Ligës Premier pas fitores kundër Chelseat, por pas finales së FA Cup, unë shkova direkt në shtëpi; gruaja ime ishte e zënë, kështu që unë kujdesesha për fëmijët dhe kalova disa ditë pushimi me familjen time”.
Man City është favorit për të ngritur trofeun, por De Bruyne nuk i nënvlerëson Nerazzurrët.
“Nuk mund të arrish në finalen e Ligës së Kampionëve nëse nuk je një ekip i fortë. Interi ka fituar Kupën e Italisë dhe ka fituar pothuajse të gjitha ndeshjet e tyre në fund të sezonit. Ata kanë një identitet të qartë dhe një sistem të mirë përcaktuar. Askush nuk mendon se do të jetë e lehtë kundër Interit dhe është një finale, kështu që ne kemi të njëjtat shanse”.
“Duhet të shënojmë një gol më shumë dhe të mbrohemi më mirë se ata. Është gjithmonë e njëjta histori, për të qenë i sinqertë, mendoj se duhet të luajmë siç dimë”.
De Bruyne do të ribashkohet me mikun dhe bashkëkombësin e tij Romelu Lukaku në Stamboll.
“Të them të drejtën, nuk kam folur me të për një kohë, që nga hera e fundit që luajtëm për Belgjikën. Të dy kemi qenë shumë të zënë. Romelu është një nga miqtë më të mirë që kam në futboll, jemi njohur që kur ishim 13-14 vjeç. Kjo është vetëm një lojë, por pas saj, ne do të jemi sërish miq dhe do të takohemi me kombëtaren javën e ardhshme”.
De Bruyne: “Lukaku è un amico ma devo batterlo. Conta solo la Champions”. #ManchesterCityInter https://t.co/ZbzZTGUSpD
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) June 9, 2023
A do të konsiderohet Manchester City skuadra më e mirë në histori nëse fiton Ligën e Kampionëve?
“Nuk e di nëse jemi skuadra më e mirë ndonjëherë, por fitimi i Ligës së Kampionëve do na ndihmonte. E di që kompletimi i tripletës do ta ndihmonte ekipin, por rezultati i finales nuk do të ndryshojë rrugën time apo atë që ka bërë ky ekip ndër vite”.
“Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje pavarësisht kundërshtarit, e dimë se është një moment i rëndësishëm, por sa më shumë të jemi të relaksuar aq më shumë gjërat do të jenë të lehta”, përfundoi ylli belg.
City humbi finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2021 kundër Chelseat, ndërsa Interi e ngriti trofeun tre herë. Hera e fundit ishte në sezonin 2009/10 nën drejtimin e José Mourinhos, kur Nerazzurrët përfunduan me tripletë.
Interi ka humbur dy finale, një në vitin 1967 kundër Celtic dhe një tjetër në 1972 kundër Ajaxit të Johan Cruijff. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë