Davide Ancelotti ndahet nga babai i tij, bëhet trajner i parë i skuadrës së madhe braziliane

Davide Ancelotti, djali i trajnerit legjendar Carlo Ancelotti, ka nisur më në fund rrugëtimin e tij si trajner i pavarur, duke marrë drejtimin e gjigantëve brazilianë të Botafogos.
Në moshën 36-vjeçare, Davide është emëruar trajner i parë i Botafogos, pasi klubi vendosi të ndërrojë drejtimin teknik pas një serie rezultatesh zhgënjyese këtë sezon.
Botafogo është kampioni aktual i Brazilit dhe fitues i Copa Libertadores, por forma e dobët kohët e fundit i shtyu drejt një ndryshimi të madh në pankinë.
Davide nuk ka përvojë si trajner kryesor, por ka ndërtuar një karrierë të fortë si asistent pranë babait të tij, duke punuar me Carlo Ancelottin te Real Madridi, Bayern Munich, Napoli dhe Evertoni.
Ai konsiderohet një nga emrat më premtues në botën e trajnimit, duke kombinuar përvojën e fituar përkrah një legjende me një qasje moderne në futboll.
Interesant është fakti se ai do të mbajë edhe rolin e ndihmëstrajnerit të kombëtares braziliane, krah të atit, ndërkohë që do të udhëheqë Botafogon si trajner i parë.
Davide hoqi dorë nga futbolli si lojtar në moshën 20-vjeçare, për t’iu përkushtuar karrierës si trajner. Pas 16 vitesh në hije, ai ndien se është gati të drejtojë vetë dhe Botafogo i ofroi skenën e duhur për hapin e madh. /Telegrafi/









































