LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj heq dorë nga kandidatura për kryetar të Deçanit

Daut Haradinaj heq dorë nga kandidatura për kryetar të Deçanit

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, do të heqë dorë nga kandidimi për kreun e Deçanit, ndonëse kohë më parë u tha se do t’i futet kësaj gare.

Haradinaj kanë bërë të ditur se ky vendim vjen, pasi tërheqja e secilit deputet të AA-së, do t’i shkaktonte humbje kësaj partie sa i përket numrit të deputetëve në Kuvend dhe rrjedhimisht, një deputet i ri për partnerin e koalicionit, PDK-në.

I kontaktuar nga Gazeta Metro, Haradinaj është treguar i prerë, por që nuk e ka mohuar lajmin. Ai tha se AAK-ja është parti dhe dihet që për kandidatura vendos vetë partia.


Mirëpo, i pyetur se a do të pranonte të garonte nëse partia e propozon, pasi refuzimi është në dorën e vetë kandidatit, ai është treguar i prerë.

“Vendos partia”, është përgjigjur Haradinaj, e përgjigje kjo krejt ndryshe nga herat tjera, kur aie konfirmonte se do të kandidonte për Deçanin.