LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për dasmat në Maqedoni: Problemi kryesor qëndron te vallja

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për dasmat në Maqedoni: Problemi kryesor qëndron te vallja
Foto ilustruese

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse konsideron se është herët për organizimin e dasmave.

Në mbledhjen e sotme pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues të restoranteve që organizojnë dasma, dhe edhe pse kanë pasur protokolle të gatshme, komisioni vlerëson se ka rrezik nga përhapja e coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Protokollet e tyre janë në rregull sa i përket mënyrës së uljes, hyrja në restorant, mënyrën e dezinfektimit, e gjithë kjo është në rregull. Por, dasma është dasmë, gjithmonë ka situata ku shumë lehtë mund të del situata jashtë kontrollit. Nuk mund të mbahet distanca sociale gjatë valles, për shembull. Numri i të infektuarve bie, dhe për këtë shkak do të presim me dhënien e rekomandimet për t’u mbajtur dasmat në Maqedoni”, shprehen nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për ‘Faktor’.


Restorantet në Maqedoni: Dasmat janë shumë më sigurta te ne se sa nëpër oborre dhe banesa
Lexo po ashtu Restorantet në Maqedoni: Dasmat janë shumë më sigurta te ne se sa nëpër oborre dhe banesa

Ndrysje, pronarët e restoranteve që organizojnë dasma, që nga java e kaluar kërkuan nga komisioni që t’i pranojë protokollet e tyre për punë. Ata shprehen se protokollet e tyre janë të sigurta në krahasim në dasmat që organizohen në oborre të pa u respektuar protokoll për mbrojtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori