Një dasmë në Lipjan ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave zvicerane, për shkak të veturave luksoze të mbuluara me flamurin kuq e zi, që qarkullonin në rrugët e qytetit sipas traditës shqiptare për të marrë nusen.

Sipas mediumit zviceran Blick, disa prej këtyre veturave luksoze mbanin edhe targa zvicerane, gjë që ka bërë që pamjet të marrin vëmendje të madhe në rrjetet sociale.


"Dhjetëra BMW, Ferrari dhe Lamborghini me fuqi të lartë parakalojnë nëpër një qytet në Kosovë. Skena pompoze është filmuar nga një ballkon. Parada mbush një rrugë të tërë, pothuajse pa fund në horizont. Ajo që është gjithashtu mbresëlënëse: shumica e makinave kanë targa zvicerane", thuhet në artikullin e publikuar nga Blick.

Ndryshe, një numër i madh i kosovarëve jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

@leaard9

Qishtu shkohet me marr nusen🥰🫡#fyy #fyp #weeding #darsem #bigfamily #bigcars