Pas zhgënjimeve dhe dështimeve në dashuri dhe pas shumë kohe pa raporte sentimentale, Soni u hodh në krahët e një balerini italian, Mirko Luccarelli, duke pranuar se është e dashuruar. Madje lidhjen e tyre, e kanë bërë publike pikërisht në natën e skualifikimit, duke e kurorëzuar deklaratën me një puthje.

Tani jetojnë bashkë dhe po përpiqen të ndërtojnë diçka. Zyrtarizimi i lidhjes së tyre ishte një lajm që ka entuziazmuar Sonin dhe familjen saj. Por, a do të vijë pas kësaj periudhe martesa? Vështirë të thuhet që tani! Soni duket te jete e turbulluar nga dashuria dhe ende nuk e di se ç’drejtim do të marrë jeta e saj, shkruan gazeta Shqip. Destinacioni do të jetë Italia, kurse “fluturimi me Mirkon”, sikundër “fluturimi me Florin”, që kishte numrin 3470, ende nuk e ka një numër... /Shqip/Telegrafi/