Nuk ka nevojë të visheni nga koka te këmbët për të treguar dashurinë tuaj për Ditën e të Dashuruarve. Disa gjëra transmetohen më mirë nëpërmjet detajeve, dhe çfarë shkon më mirë me çokollatën dhe shampanjën sesa thonjtë në Dita e të Dashuruarve? Për ju që ende nuk e keni vendosur, ju sjellim variacionet më të mira që festojnë këtë ditë dhe dashurinë në të gjitha format e saj - ndaj partnerit tuaj, ndaj vetes suaj dhe drejt artit të mrekullueshëm të zbukurimit të thonjve

Ereza Ademie


stete Tel: 045-709-701 Instagram: erza.beautyatelie

Nëse jeni marrëzisht e dashuruar ose thjesht adhuroni që të dukeni bukur dhe natyrisht kjo përfshin thonjtë e bukur dhe të rregulluar, atëherë bëni gjithçka që mundeni për të transformuar veten në një bukuroshe të vërtetë dhe të shkëlqeni në Ditën e Shën Valentinit.

Hapi i parë drejt dukjes së përsosur janë thonjtë e zbukuruar mirë. Arti i manikyrit është bërë një art i vërtetë dhe një shprehje kreativiteti që të jep një thesar të vogël të vërtetë kur bëhet fjalë për lyerjen e thonjve.

Por, edhe nëse nuk jeni të dashuruar apo nuk e festoni Ditën e të Dashuruarve, tani është koha ideale për t’i “veshur” thonjtë tuaj me disa ngjyra më të lumtura. Vallë, a nuk është koha të ftojmë dalëngadalë ditët e pranverës dhe me diell, dhe a ka më mirë sesa të festojmë me ngjyrat që janë sinonim i dashurisë?

Llaku i kuq nuk është vetëm një klasikë kur bëhet fjalë për trendët e manikyrit, por edhe një zgjedhje shumë logjike, kur doni të dërgoni mesazhe pasioni, dashurie dhe seksi. E pra, nuk mund të gaboni kurrë me të kuqen!

Megjithatë, nëse doni të devijoni pak nga klasikja, mund të lozni duke përdorur temina, diamante artificiale ose teknikën ombre në thonjtë tuaj.

23 01 04 at 2.39.0e

Arti i thonjve mund të jetë gjithmonë një opsion interesant kur dëshironi që manikyri juaj të jetë ndryshe nga manikyri i zakonshëm. Ose, që të gjithë tekstin të mos e kemi rezervuar vetëm për nuancat e kuqe dhe rozë, shumë më efektive mund të duket edhe ngjyra e zezë e llakut si bazë në kombinim me një zemër të kuqe si motiv në thonjtë tuaj. Varet nga ju që të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë me dukjen tuaj të përgjithshme këtë ditë. Gjithsesi, thonjtë e kuq do të jenë veçanërisht të efektshëm me disa kombinime të modës monokromatike.

Në vijim të këtij teksti ka diçka për të gjithë dhe jemi të sigurt që të paktën një dizajn do t'ju frymëzojë për manikyrin tuaj të ardhshëm. E pra, nxitoni...

548fdc37 516e 40ed e

68669067e

1674842493

13454e

VDAY NAILS 25012

768787k

56b09a3654756e32129da1f3e982515a

7031fe74309816916622cfbf230e584d

v nails9s

1 2 1

234345e

449598950063e

326400256 697814878749884 3199933265351977853 n  1

Valentines Day Nail Art 41  1

34567e edited

Valentines Day Nail Art 1

Valentines Day Nail Art 1 2

xfYk9kqTURBXy8wYjZlNjk4MTM5ZDkxZ

valentines thumb nail art 1 youtube 1612444923

11282212

valentines day nail designs

Valentines Day Nail Art 8 1

red blacks  1

Slay Your Valentines Day With These Nail Art Designs 3 1

Valentines Day Nails 2

f9f4a79e49d1b442dd7293f4e18a5f0b

/Telegrafi/