Aktori Donald Veshaj dhe balerini, Ilir Shaqiri janë futur në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Albania gjatë mbrëmjes së sotme (e mërkurë).

Protagonistët e edicionit të parë të BBVA kanë hyrë për të darkuar me katër finalistët Luizin, Efin, Deamishel dhe Kristin.


Dyshja u mirëpritet nga banorët e mbetur ndërsa nuk munguan shakat me njëri-tjetrin.

342369640 584313650459884 2488451221731884735 n e1683143815849 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Hyrjen e sotme Donaldi dhe Iliri e kishin paralajmëruar edhe në rrjetet e tyre përkatëse në Instagram.

Theksojmë se Iliri dhe Donaldi u konsideruan rivalët kryesor gjatë rrugëtimi të tyre në BBVA, madje ata nuk komunikuan për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin pas daljes nga shtëpia.

342330280 1220715938815207 548415422833262775 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Por, tashmë të dy kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe janë parë bashkë në disa dalje publike.

Ndërkohë, kujtojmë që kanë mbetur edhe tri ditë deri tek finalja e madhe e së shtunës së 6 majit teksa janë paralajmëruar edhe shumë befasi.

Në finale tashmë është konfirmuar një martesë zyrtare mes çiftit Luiz dhe Kiara. /Telegrafi/

342382344 221171983945593 3473126445260934568 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

342371998 1656443544803125 4662806156848414714 n e1683143912719 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania