LAJMI I FUNDIT:

Dardanët udhëtojnë drejt Sllovenisë, por për këtë takim mungon edhe Bersant Celina

Dardanët udhëtojnë drejt Sllovenisë, por për këtë takim mungon edhe Bersant Celina

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugë për në Slloveni nga aeroporti ‘Nëna Terezë’ në Tiranë.

Dardanët ishin grumbulluar në Shqipëri dhe kanë qëndruar në Durrës deri më sot, kur kanë udhëtuar drejt Lubjanës.

Të besuarit e trajnerit Bernard Challandes do të zhvillojnë ndeshjen e katërt në kuadër të Ligës së Kombeve.


Kosovarët do të përballen me Slloveninë të dielën me fillim nga ora 20:45, ndërsa për këtë takim do të jetë edhe një tjetër mungesë.

Mesfushori Bersant Celina nuk ka udhëtuar fare, pasi është i lënduar dhe me rekomandim të stafit mjekësor është kthyer në Prishtinë për tu riaftësuar për ndeshjen e të mërkurës.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Lubljanë nga aeroporti “Nëna Terezë” në Tiranë. Me ekspeditën e Kombëtares nuk ka udhëtuar Bersant Celina, i cili për shkak të lëndimit, me rekomandimin e stafit mjekësor është kthyer në Prishtinë, ku pritet të riaftësohet për lojë për ndeshjen kundër Moldavisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Kalo në kategori