LAJMI I FUNDIT:

Dardan Sejdiu sqaron incidentin me Kujtim Shalën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Dardan Sejdiu sqaron incidentin me Kujtim Shalën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Shefit i grupit të këshilltarëve të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka sqaruar detajet e përplasjes verbale që ka pasur ai sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me nënkryetarin e Kuvendit, Kujtim Shala nga LDK.

Lidhur me këtë incident, Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se çfarë në të vertëte ka ndodhur sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

“Pasi ngriti çështje procedurale, z.Shala kulmoi përnjëherë me të fyera dhe ofendime ndaj meje. Sigurisht që nuk lëshohem në nivel të tillë të të shprehurit. Madje jam shumë i befasuar me gjuhën e z. Shala, që është edhe ligjërues universitar”, ka shkruar Sejdiu.


Postimi i plotë i Sejdiut:

“Ndjej obligim si deputet në Kuvendin e Kosovës, të sqarohem për atë që u raportua sot në media, si “përplasje” midis meje dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Kujtim Shala, në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Republikës.

E vërteta është që unë nuk kam shprehur asnjë fyerje ose ofendim ndaj z.Shala.

Pasi ngriti çështje procedurale, z.Shala kulmoi përnjëherë me të fyera dhe ofendime ndaj meje.

Sigurisht që nuk lëshohem në nivel të tillë të të shprehurit. Madje jam shumë i befasuar me gjuhën e z. Shala, që është edhe ligjërues universitar.

Ndonëse nuk e kuptoj ende përpjekjen e z.Shala për t’iu shmangur mekanizmave institucionale, kur partia e tij thirret vazhdimisht në institucionalizëm; sjellja e sotme e z. Shala ka prirje ta kuptimësojë edhe sjelljen e LDK-së, gjatë gjithë kësaj kohe, që çdo ditë e më pak përkon me frymën e parlamentarizmit.

Duke besuar se pluralizmi dhe demokracia janë vlerat që i synojmë si shoqëri dhe si subjekte politike në Kosovë, e duke respektuar të drejtën e çdokujt për ta përzgjedhur gjuhën dhe sjelljen e tij në jetën publike, ftoj z.Shala e çdo kolegë tjetër, për diskutime etike dhe përmbajtësore, për të gjitha çështjet që janë në shërbim të interesit të përgjithshëm”, ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori