Danimarka kërkon fitoren për vendin e parë në grup, Franca për mos të rënë në Ligën B - formacionet zyrtare

Ndeshje shumë e rëndësishme zhvillohet në Parken Stadium të Copenhagës mes Danimarkës dhe Francës.
Dy ekipet përfaqësuese kanë objektiva krejtësisht të kundërta në ndeshjen e fundit të Grupit 1 të Ligës së Kombeve.
Danezët janë në pozitën e dytë me nëntë pikë, një më pak se lideri Kroacia.
Në anën tjetër Franca zë vendin e tretë me pesë pikë një më shumë se Austria në pozitën e fundit.
Vendasit kërkojnë fitore për vendin e parë, derisa mysafirët synojnë mos të humbasin për faktin se mund të bien në Ligën B.
Formacionet zyrtare:
Danimarka: Schmeichel, Andersen, Maehle, Christensen, Delaney, Eriksen, Skov Olsen, Dolberg, Kristensen, Damsgaard, Hojbjerg.
Franca: Areloa, Upamecano, Saliba, Badiashile, Pavard, Mendy, Tchouameni, Camavinga, Girezmann, Mbappe, Giroud.
/Telegrafi/



































