LAJMI I FUNDIT:

Dani feston ditëlindjen e 62-të

Dani feston ditëlindjen e 62-të
(Foto: Instagram/ramadan_krasniqi_dani_)

I cilësuar si një prej yjeve të mëdha të muzikës shqiptare, si nga publiku ashtu edhe nga kolegët, Ramadan Krasniqi – Dani sot (5 gusht) i ka mbushur 62 vjet.

Vital, shumë elegant, me vullnet, i gatshëm për të vazhduar, me bagazh prej më se 41 albumesh muzikore, me dhjetëra hite të pavdekshme, ditëlindja e 62-të e gjen këngëtarin me shëndet e zemrën plot me familje, nipa e mbesa.

Kush nuk e njeh më Ramadan Krasniqin-Danin, i lindur në Pejë, më 5 gusht të vitit 1958, i cili këndon me aq afsh e dashuri, duke u bërë i dashur dhe i adhuruar për pleq e të rinj dhe për çdo gjini – raporton Njëshi.


Më 49 vjet punë, Dani që moti nuk është vetëm i Pejës dhe i Dukagjinit, por i mbarë njerëzimit, sepse zëri i tij arrin të depërtojë te çdo njeri që ka pak shije dhe kritere për muzikë. Me kontributin e tij në vazhdimësi, ai edhe sot e tutje vazhdon karrierën, i orientuar në këtë sezon vere në dasma, ahengje e gëzime familjare.

Me krejt bagazhin e tij ndër dekada, këngëtari vazhdon të mbetet personalitet që shënon fuqishëm kohën e vet. Në përvjetorin e ditëlindjes së 62-të, Dani ka marrë qindra mesazhe urimi, nga njerëz të thjeshtë, artistë, miq, adhurues e ku nuk kanë munguar as urimet nga politikanë të vendit.

Me dallim nga vitet e kaluara, sikur çdo këngëtar, edhe Danin, ky sezon e gjen më tepër se asnjëherë më parë pranë familjes, meqë pandemia globale COVID-19, ka bërë që ahengjet, dasmat dhe angazhimet muzikore të anulohen kudo.

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori