Dani Ceballos ka bërë të ditur se ai nuk ka biseduar me Zinedine Zidanen që nga koha kur u largua nga Real Madridi.

Mesfushori spanjoll është në huazim aktualisht te Arsenali, derisa e ardhmja e tij thuhet se është shumë larg nga Los Blancos.


"Nuk kam biseduar me Zidanen që kur u largova nga Real Madridi", ka thënë Ceballos për #Vamos programme, që citohet nga Marca.

ceballos

Sevilla thuhet se është e interesuar në transferimin e Ceballos, mirëpo The Gunners aktualisht e kanë të drejtën për të blerë kartonin e tij.

Mikel Arteta e dëshiron qëndrimin e bashkëkombësit të tij në Emirates dhe do të paguajnë shumë e transferimit të tij.

Ceballos nuk është se ka treguar formë të lartë te skuadra londineze, derisa ka qëndruar për disa javë i lënduar. /Telegrafi/

telegrafi sport app