LAJMI I FUNDIT:

Dancila: Ftesa e NATO-s për Maqedoninë, është e rëndësishme edhe për Rumaninë (Video)

Dancila: Ftesa e NATO-s për Maqedoninë, është e rëndësishme edhe për Rumaninë (Video)

Kryeministrja e Rumanisë Viorica Dancila, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka realizuar takim me krerët shtetëror në vend.

Pas takimit me kryeministrin, Dancila dhe Zaev kanë mbajtur konferencë të përbashkët ku thanë se bashkëpunimi mes Rumanisë dhe Maqedonisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në shumë sfera, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në emër të qytetarëve të Maqedonisë, ju falënderoj për mbështetjen tuaj për procesin e eurointegrimeve. Gjithë vendet që na ndihmojnë në këtë proces dhe bashkëpunon me ne,.. Kemi treguar se mund të tejkalojmë gjitha problemet dhe të jemi gjenerator i përparimit të rajonit. Treguam se kur ka dëshirë dhe dije, mund të arrihet dhe ka sukses. Muajt kur Rumania do të udhëheq me BE-në, janë muaj kur ne duhet të përfundojmë reformat dhe të finalizojmë marrëveshjen me Greqinë”, tha mes tjerash Zaev.


Ndërsa kryeministrja e Rumanisë tha se gjatë muajve kur ata do të udhëheqin me Bashkimin Evropian do të ndihmojnë Maqedoninë në rrugën euroatlantike.

“Kemi pasur diskutime për marrëdhëniet dypalëshe, sidomos edhe për rrugën euroatlantike të Maqedonisë. Kemi vendosur që të kemi takime ndërministrore, për të parë mundësitë për bashkëëpunim të mëtejshëm. Jam e bindur se ftesa për në NATO është shumë e rëndësishme edhe për Rumaninë, ndërsa shpresoj se rezultati i referendumit do të jetë pozitiv dhe do ta përmirësojë gjendjen e vendit”, tha mes tjerash Dancila.

Ajo shtoi se në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian shpreson se vendet anëtare të BE-së do të sjellin vendim që Maqedonia të fillojë bisedimet dhe të anëtarësohet në bashkësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori