LAJMI I FUNDIT:

Damat që dominuan natën e nominimeve BAFTA: Këtë herë Margot Robbie nuk zgjodhi rozën

Damat që dominuan natën e nominimeve BAFTA: Këtë herë Margot Robbie nuk zgjodhi rozën

Një zonjë me prezencën e saj prezantoi një veshje që është veçanërisht karakteristike për të

Galeria Kombëtare e Londrës ishte vendi i ceremonisë së nominimeve të BAFTA Film Awards.

Nga të ftuarit vëmendje të veçantë tërhoqën Margot Robbie dhe Rozamund Pike. E ndërsa Margo Robi ishte e mbuluar me tonalitet rozë prej muajsh, nga ajo klasike “Barbie” deri te nuancat më delikate, mbrëmja në Londër ishte koha e saj për të dominuar në të zezë.


Një fustan i zi dhe një pallto e zezë lëkure, së bashku me taka të zeza të hapura, i dhanë Margos një notë më të relaksuar, paksa të vrazhdët, e cila u pasua nga flokët e saj të lëshuar, transmeton Telegrafi.

AP

Ndërsa, ishte Rosamund Pike që dominoi me tonet rozë.

Rozamund zgjoi fustanin romantik, delikat, transparent me doreza të gjata të zeza, një rrip dhe këpucë retro në të njëjtën nuancë. Një topuz romantik dhe një palë vathë “vintage” e bënë atë të dukej edhe më delikate.

AP

Një buzëqeshje e gjerë tregoi se aktorja, e cila po shpreson edhe për një çmim BAFTA, po e shijonte në maksimum mbrëmjen.

E ndërsa yjet e rija po shkëlqenin, secila në mënyrën e vet, një zonjë solli me prezencën e saj sqimën që është veçanërisht karakteristike për të.

Profimedia

Christina Scott Thomas shkëlqeu me një pallto portokalli dhe frizurat, buzëqeshja dhe qëndrimi i saj mbartnin një elegancë që i dha mbrëmjes një magjepsje klasike. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kamera “rrëshqiti” dhe tregoi gjoksin: Videoja provokuese e gjermanes joshëse ndezi rrjetet

Kamera “rrëshqiti” dhe tregoi gjoksin: Videoja provokuese e gjermanes joshëse ndezi rrjetet

Në çift
Serena Williams e panjohur: Legjenda e tenisit befason me linjat e reja

Serena Williams e panjohur: Legjenda e tenisit befason me linjat e reja

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Frymëzim për thonjtë e verës: Ngjyra frutash për të shkurtrit, neon për të gjatë

Frymëzim për thonjtë e verës: Ngjyra frutash për të shkurtrit, neon për të gjatë

Manikyr dhe pedikyr
Freski për ditët më të nxehta: Kombinime të lehta që do t’ju bëjnë të dalloheni

Freski për ditët më të nxehta: Kombinime të lehta që do t’ju bëjnë të dalloheni

Keshilla Modë
Si të mbeteni shtatzënë më shpejt, më sigurt dhe në mënyrë natyrale?

Si të mbeteni shtatzënë më shpejt, më sigurt dhe në mënyrë natyrale?

Shtatzëna
Kalo në kategori