Video e re duket se tregon momentin kur një raketë iraniane goditi një aeroplan pasagjerësh ukrainas vetëm pak çaste para se të rrëzohej, ku si pasojë humbë jetë 176 persona në bord.  

Pamjet u shfaqën pasditen e së enjtes, disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuloi se ai ka dyshime serioze për rrëzimin e aeroplanit, ku kishte thënë se Irani e kishte rrëzuar atë, transmeton Telegrafi.


23139596 7868035 Pieces of debris are seen lying at the crash site in a picture r a 46 1578588999858

23141982 7868035 An aerial view of the crash site on the outskirts of Parand city a 71 1578589120068

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, më vonë i bëri jehonë shqetësimeve të Trump, duke thënë se provat tregojnë se një raketë iraniane rrëzoi aeroplanin ukrainas, por "mund të ketë qenë pa qëllim".

Trudeau tha se inteligjenca kanadeze dhe aleate e mbështet atë përfundim. Ai tha se dukej se ishte një raketë tokë-ajër që goditi aeroplanin.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë 'të sigurt' se Irani goditi fluturimin 752 të Aeroportit Ndërkombëtar të Ukrainës, pasi zbuluan një sistem të radarit duke u ndezur përpara se të hidheshin dy raketa.

23174966 7868035 This image was shared online claiming to be taken in front of a  a 68 1578589115070

23183444 7868035 Wreckage of the plane which investigators in Iran say was trying a 26 1578592148183

Videoja e fundit duket se tregon një raketë që goditi aeroplanin ndërsa fluturonte mbi Parand, zonë ku ndaloi së transmetuari sinjalin e tij para rrëzimit.

Një shpërthim i vogël ndodhi kur raketa goditi por avioni nuk shpërtheu. Ai vazhdoi të fluturonte për disa minuta dhe u kthye përsëri drejt aeroportit ndërsa u përfshi me flakë para se të shpërthente dhe të rrëzohej shpejt.

23202050 7868035 Debris from the plane a 49 1578588999864

       

23202054 7868035 Debris from the plane a 48 1578588999862

Televizioni iranian transmetoi pamjet sot, ndërsa një klip i veçantë 28 sekondësh i marrë nga ndenjësja e përparme e një makine u shfaq për të konfirmuar se aeroplani tashmë ishte në flakë kur ra nga qielli nga 8,000 metra. /Telegrafi/

23210022 7870409 image a 11 1578599714855

       

23210024 7870409 image m 10 1578599708859