Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar albumin esaj të shumë paralajmëruar, “Dafinë Moj”.

Ky album është kurorëzim i një pune disa vjeçare të këngëtares në bashkëpunim me autorë të ndryshëm të muzikës.


“Dafinë Moj” ka plot 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

dafina.zeqiri 239146449 192047009656673 5946718873465710461 n

Kënga e parë e albumit mban të njëjtin titull, “Dafinë Moj” dhe është një duet me mamanë e saj, Melihate Zeqiri, e cila ka qenë edhe personi nga i cili ajo ka trashëguar talentin për t’u marrë me muzikë.

Të tjera bashkëpunime përfshijnë emra të njohur nga estrada si: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta.

dafina.zeqiri 239670684 538372904071942 4504802988627784522 n

Në kopertinën e albumit, Dafina shfaqet si një vajzë e thjeshtë në një lëndinë me qengja, teksa mban një prej tyre në dorë.

“Dedikuar një gruaje vërtetë shumë të veçantë, Melihate Zeqiri”, shkruhet në një rresht të nënvizuar në koopertinën e “Dafinë Moj”.

dafina.zeqiri 238567599 2790882897882629 7436237098294713699 n

Ekipi i këngëtares përndryshe ka njoftuar që të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij albumi do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve autikë.

Albumi mund të blihet si kopje fizike në GjirafaMall, teksa mund të gjendet edhe online në platformat muzikore, përfshirë YouTube.

Më poshtë mund të gjeni të gjitha këngët e albumit “Dafinë Moj”. /Telegrafi/