Dafina Zeqiri e ka publikuar videon muzikore të këngës së saj më të re, e cila titullohet “Japa”.

Realizimi i ri,  në fakt është vazhdim i hitit të saj, “Vuj vuj vuj”, të publikuar në dhjetor të vitit 2019 e që numëron mbi 23 milionë shikime në YouTube.


E pëlqyer për interpretimet e veçanta dhe shfaqjet atraktive në videoklipit muzikore, Dafina nuk i ka zhgënjyer fansat e saj as kësaj radhe.

dadina 2 (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Ajo është kujdesur që krahas këngës së pëlqyer, të vije edhe me skena atraktive në videoklip.

Rzon dhe Pllumb qëndrojnë prapa këtij projekti pasi e kanë për prodhimin e këngës.

dadina 1 (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Tekstin e ka shkruar Elinel, derisa për anën vizuale është kujdesur produksioni Entermedia. /Telegrafi/