Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, ka drejtuar kritika të shumta ndaj ndërkombëtareve gjatë promovimit të librit të tij, “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, ku i pranishëm ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur rreth periudhës së vështirë në të cilën ka kaluar Kosova, atë të para shpalljes së pavarësisë.
Autori i librit, ka filluar fjalën e tij me kritika ndaj misionit të OKB-së UNMIK, ngaqë gjatë kohës kur mbante këtë postin e kryeparlamnetarit, nuk është lejuar të ketë as zyrë për të punuar në ushtrimin e detyrës.
Ai tha se jo të gjitha misionet ndërkombëtare janë të sinqerta.
“UNIMIK-u nuk lejonte as zyre për presidentit e parlamentit apo kryesinë e parlamentit. Krejt këto sjellje më kanë detyruar që një kohë të gjatë, të shkruaj rrjedhën e ngjarjeve për ta parë se as sot shumë pjesë të politikës në bashkësinë ndërkombëtare nuk janë aq të ndershëm ndaj popullit të Kosovës dhe klasës politike. Asnjë mision ndërkombëtar i organizuar nga Kombet e Bashkuara nuk e ka fituar titullin “Mision pesë yjesh” si ky i yni në Kosovë, dhe mjerisht bashkësia ndërkombëtare ka menduar se kjo është meritë e UNMIK-ut. Kjo është meritë e popullit të Kosovës dhe liderëve të saj politikë”, tha Daci.
Daci ka bërë thirrje që të përkrahen institucionet e shtetit dhe të mos bojkotohen seancat parlamentare e as proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Madje, ai ka folur me të njëjtën qasje edhe për liberalizimin vizave duke e quajtur të padrejtë regjimin e vizave për kosovarët.
Ai tha se ASHAK e ka vetëm një kërkesë, që burrështetasit e Kosovës t’i kthehen punës, të shkojnë në seancat parlamentare, pasi paguhen më së shumti prej të gjithë të punësuarve në Kosovë, dhe sipas Dacit: “Rrinë në holle ose kafiteri, duke thënë që unë nuk ia bëjë kuorumin këtij ose atij”.
“Nga akademia duhet të shkojnë porositë që është koha për realizmin e shtetësisë së plotë të Kosovës, e shtetësisë së qytetarëve të saj. Jo, kur po e mbajmë zgjedhjet ose kur po rrëzojmë Qeverinë. Si është e mundur në një vend që nuk ka liri të lëvizjes, krejt koha të shpenzohet kur pe rrëzojmë Qeverinë, ose kur po e rrëzojmë Presidentin. Unë nuk e di çka është me këtë klasë intelektuale të themi në politikë, apo janë rastësisht të futur në atë rrugë”, theksoi ai.
Recensenti i librit, Arsim Bajrami, duke vlerësuar lart rëndësinë e kësaj vepre ka thënë se libri ofron të dhëna të dorës së parë, pasi që vetë autori ka qenë pjesë e proceseve shtet ndërtuese.
Ai e ka quajtur adekuat titullin e librit, duke aluduar se periudha e para shpalljes së pavarësisë ishte shumë e vështirë.
“Ky libër është sidomos i rëndësishëm për të kuptuar sidomos periudhën 2001, kur u nxor rregullorja me të cilën hyri në fuqi Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e përkohshme, me të cilën kishte filluar një dinamikë krejt e re dhe shumë e veçantë e zhvillimeve politike në Kosovë, por edhe tejet unike në botë. Kosova prej atij viti e deri në fillimin e negociatave të ndërmjetësuara nga OKB-ja për zgjidhjen e statusin final udhëhiqej nga një mekanizëm tejet origjinal I qeverisjes me dy çelësa: atij ndërkombëtar dhe atij vendor ”, tha Bajrami.
Profesoresha Gjyljeta Mushkolaj theksoi se ky botim pasqyron ngjarjet me të rëndësishme për ndërtimin e hapave të parë të demokracisë në Kosovë. Ajo ka thënë se për periudhën që nga miratimi i Rezolutës 1244 të OKB-së e deri te fillimi i negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka shumë shkrime dhe studime që janë fokusuar në aspektin e jashtëm të shtetndërtimit, megjithatë sipas saj, ka pak botime ku trajtohet roli dhe perspektiva e lidershipit kosovar për zhvillimet politike të kësaj faze të rëndësishme të shtetndërtimit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker