LAJMI I FUNDIT:

D+ dhe Çohu, për numrin e madh të vëzhguesve: Mbrapa OJQ-ve fantome mund të qëndrojnë partitë politike!

D+ dhe Çohu, për numrin e madh të vëzhguesve: Mbrapa OJQ-ve fantome mund të qëndrojnë partitë politike!

Procesi i akreditimit të vëzhguesve nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbaruar dje. Për dallim nga zgjedhjet e mëhershme, D+ dhe Çohu thonë se organizata të ndryshme joqeveritare që nuk zhvillojnë pothuajse asnjë aktivitet, kanë akredituar një numër të madh të vëzhguesve, madje shumë më shumë se organizatat që në vazhdimësi monitorojnë zgjedhjet.

“Në këtë aspekt ne kemi vërejtur që Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike ka akredituar rreth 4500 vëzhgues dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare rreth 880 vëzhgues. Për më tepër, Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike është i klasifikuar si tatimpagues joaktiv nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Duke pasur parasysh që monitorimi i zgjedhjeve në një shkallë të tillë kërkon resurse si njerëzore ashtu dhe financiare, dhe duke ditur që prapa këtyre organizatave nuk qëndron asnjë donator që zakonisht mbështet aktivitete të tilla për OJQ–të, ne dyshojmë që prapa këtyre organizatave qëndrojnë subjektet politike.


D+ dhe Çohu kërkojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe organet e tjera që do të përkujdesën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, që të kenë vëmendje më të shtuar në raport me vëzhguesit e këtyre dy organizatave. 5385 vëzhgues janë të mjaftueshëm sa për të pasur nga të paktën dy apo tre anëtarë në secilin vendvotim dhe kjo në kohën e numërimit të votave mund të jetë një rrezik i madh për integritetin elektoral.

D+ dhe Çohu respektojnë lirinë e asocimit dhe angazhimin qytetarë për mbikëqyrjen e zgjedhjeve, gjë në të cilën edhe ne jemi të angazhuar angazhuar aktivisht me 30 vëzhgues, mirëpo tërheqim vërejtjen e rrezikut që mbrapa OJQ-ve fantome të qëndrojnë parti politike. Ligji për Lirinë e Asociimit në OJQ, përkatësisht neni 15 i këtij ligji ua ndalon OJQ-ve që të mbledhin fonde, të bëjnë fushata apo të mbështesin kandidatë të partive politike. Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje organeve kompetente që të bëjnë hetimet e duhura në lidhje me këto organizata dhe nëse vërtetohet se ato kanë bërë shkelje ligjore të merren masa ndaj tyre por edhe ndaj subjekteve politike që qëndrojnë prapa tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori