Çudia e radhës nga Balenciaga, byzylyk në formë ngjitësi me çmim rreth 4,000 dollarë
Markat luksoze të modës kanë një reputacion për lansimin e produkteve unike.
Këtë herë, brendi luksoz Balenciaga, që shpesh bëhet lajm për produktet e saj të çuditshme, lansoi një byzylyk që duket fiks si një ngjitës.
Produkti duket fikës si shirit ngjitës, i pajisur me logon e brendit Balenciaga dhe kushton afro 4,000 dollarë.
Byzylyku i çuditshëm u prezantua gjatë koleksionit të Javës së Modës në Paris, vjesht/dimër 2024 në fillim të këtij muaji.
Produkti ka shokuar përdoruesit në internet të cilët janë tallur me byzylykun në rrjetet sociale.
Nuk është hera e parë që Balenciaga, nxjerr produkte të çuditshme. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























