Spekulimet filluan të përhapeshin në internet të premten, kur u pohua se ylli i “Mission: Impossible”, ka ndërruar jetë në një aksident gjatë një gabimi teknik hidraulik. Por, aktori e ka marrë këtë gënjeshtër me humor, duke thënë se ai është argëtuar me mënyrën se si ai ishte ‘vrarë’.

I pyetur nga MTV nëse ai është në rregull, ai bëri shaka duke thënë: “Jo, nuk jam. Unë jam një hologram!”, para se të shtojë ”Unë jam vërtetë i gjallë. Mos e ka marrë përsëri në mënyrë të gabuar interneti këtë mesazh? Nëse po, atëherë shpërndajeni jashtë, unë jam ende gjallë”.


Tom Cruise nuk është viktima e parë e gënjeshtrave online, pasi që edhe Britney Spears, Jeff Goldblum dhe Kanye West ishin përfshirë më parë në spekulime kinse kishin vdekur. /Telegrafi/