Cristiano Ronaldo përdor fëmijët si pesha për stërvitje
Pandemia coronavirus ka bërë që shumë aktivitete të përditshme tashmë të bëhen në shtëpi me mjete të mundshme. Këtu përfshihen edhe ushtrimet, ndërsa shumë figura publike e kanë shfaqur si problem pasi që edhe vera po afrohet.
Futbollisti i njohur, Christiano Ronaldo, duket se ka gjetur zgjidhjen për ushtrimet, por edhe për mungesën e peshave për t'u stërvitur.
Në një video të publikuar në Instagram, superylli i Juventusit shihet duke ushtruar së bashku me fëmijët e tij binjakë, Mateo dhe Eva.
Në fillimin e videos ata i ndihmojnë në ushtrimet për muskujt e barkut, ndërsa në mesin e videos ai merr në duar dy fëmijët e tij dhe vazhdon me ushtrimet për krahë.
Ndryshe, Ronaldo hyn në mesin e shumë figurave me ndikimi, të cilët po bëjnë thirrje për që qëndruar në shtëpi. /Telegrafi/








































