LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo mungon në ‘formacionin e sezonit’ në Superligën e Arabisë Saudite

Cristiano Ronaldo mungon në ‘formacionin e sezonit’ në Superligën e Arabisë Saudite

Cristiano Ronaldo është mposhtur në garë nga një tjetër ish-lojtar i Manchester Unitedit për një vend në ‘formacionin e sezonit’ të Pro Ligës Saudite.

Një vit më parë pati disa polemika nëse Ronaldo e meritonte apo jo të ishte në ekipin e sezonit në Ligën Premier.

Sigurisht që ai kishte shënuar 18 gola në ligë për një ekip të dobët të Unitedit, por fakti që ai mundi golashënuesin më të mirë Son Heung-min në 11-she, sigurisht që shkaktoi pak indinjatë.


Megjithatë, ylli portugez ka dështuar të bëhet pjesë e formacionin më të mirë të sezonit në kampionatin elitar saudit.

Pavarësisht se arriti të shënonte 14 gola në ligë dhe ta mbyllte sezonin si golashënuesi i pestë më i mirë i kampionatit, edhe pse ai u bashkua vonë, ai nuk është bërë ekipi i sezonit.

Në vend të kësaj, Odion Ighalo është i rrethuar nga Firas Al-Buraikan dhe Mourad Batna në treshen e sulmit, që do të thotë se golashënuesi më i mirë i ligës Abderrazak Hamdallah gjithashtu humbi vendin në 11-she.

Ekipi u zgjodh nga OPTA, kështu që padyshim është zgjedhur nga disa statistika që nuk mund t’i arrijmë, sepse mungesa e Hamdallah dhe golashënuesit të dytë më i mirë, Anderson Talisca, duket e çuditshme.

Cristiano Ronaldo nuk e fiton as ligën e Arabisë Saudite
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo nuk e fiton as ligën e Arabisë Saudite

Ighalo ishte golashënuesi i tretë më i mirë i ligës me 19 gola në 27 ndeshje, që nuk është aq i mirë sa vitin e kaluar kur ai shënoi 24 gola.

Pjesë e formacionit ishin edhe portieri Marcelo Grohe, mbrojtësit Madallah Al-Olayan, Ahmed Hegazi, Ahmed Sharahili dhe Ghislain Konan, ndërsa në mesfushë, Gustavo zëri vend së bashku me Alejandro Romero (Kaku) dhe Romarinho.

Më poshtë keni formacionin e sezonit në Superligën e Arabisë Saudite nga Opta:

 

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ndërkombëtare
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Ligue 1
Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Premier League
Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Ndërkombëtare
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Kalo në kategori