LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo dhe tre skuadrat e MLS që duan ta nënshkruajnë atë

Cristiano Ronaldo dhe tre skuadrat e MLS që duan ta nënshkruajnë atë

Sulmuesi i Manchester Unitedit , Cristiano Ronaldo është duke u lidhur vazhdimisht me një largim nga klubi dhe duket se Mayor League Soccer (MLS) mund të jetë destinacioni i tij.

Ylli portugez u përfshi në një grindje me trajnerin Erik ten Hag gjatë fitores 2-0 të United në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur. Ai u pa teksa po shkonte drejt zhveshtores para se të përfundonte ndeshja.

Më vonë u konfirmua se Ten Hag i ishte kërkuar të inkuadrohej në fund të ndeshjes, por ai refuzoi ta bënte këtë. Ai më pas u pezullua nga skuadra për disa ditë, duke humbur ndeshjen e javës së fundit ndaj Chelseat.


Ai ende duket i destinuar të largohet nga Unitedi në të ardhmen e afërt, por edhe pse dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, ai mund të duhet të pranojë një transferim në MLS.

Cristiano Ronaldo në MLS

Sipas The Sun, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin shumë të interesuara për transferimin e CR7 në kampionatin e tyre elitar, pasi do të ishte një nxitje e madhe për ligën që një yll si ai të luante aty.

Kështu, janë tre skuadra shumë të interesuara për të blerë shërbimet e yllit portugez: Los Angeles FC, Inter Miami dhe LA Galaxy janë tri klubet që e duan Ronaldon në MLS.

Nga Anglia, raportohet se këto tre skuadra do të ishin kandidatët kryesorë për nënshkrimin e Ronaldos.

Megjithatë, nënshkrimi i tij nuk do të jetë i mundur deri në verë, pasi United nuk po mendon ta largojë atë në afatin e janarit. Kontrata e lojtarit portugez skadon në vitin 2023, kështu që ai do të mbërrinte si lojtar i lirë në MLS. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori