Cristiano Ronaldo me dedikim emocionues për Georginan në ditëlindjen e 31-të

Cristiano Ronaldo nuk humbi rastin t'i dedikojë një mesazh të veçantë përmes rrjeteve të tij sociale Georgina Rodriguez, e cila feston ditëlindjen e 31-të këtë të hënë, më 27 janar.
Në një postim në profilin e tij në Instagram, ylli portugez ka ndarë një selfie të të dyve në palestër, një nga vendet që frekuentojnë së bashku, shoqëruar me fjalë plot dashuri.
“Për nënën, partneren, shoqen, gruan time... Gëzuar ditëlindjen, dashuri”, ka shkruar futbollisti në përshkrimin e imazhit.
Ky gjest ka ngjallur edhe një valë reagimesh tek ndjekësit, të cilët kanë vërshuar në rubrikën e komenteve me mesazhe urimi.

Marrëdhënia e shëndoshë midis modeles dhe CR7 është parë vazhdimisht nga paraqitjet e tyre publike.
Përveç kësaj, ditëlindja e Georginas shënon fillimin e një sërë festash familjare, pasi edhe Cristiano Ronaldos po i afrohet ditëlindjes. Më 5 shkurt, futbollisti do të mbushë 40 vjeç.
Kujtojmë se ata janë në një lidhje prej tetë vitesh dhe në disa raste janë protagonistë të thashethemeve për shkak të ekspozimit të dukshëm publik dhe mungesës së konfirmimit për një martesë të mundshme.
Gjithashtu, jetojnë në Arabinë Saudite me fëmijët e tyre Cristiano Jr. , Eva, Mateo, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. /Telegrafi/


























































