Cristiano Ronaldo meriton respektin e gjithë adhuruesve të futbollit, jo vetëm që është një sportist i madh në fushë, por edhe një njeri i madh jashtë saj.

Për këtë ylli portugez në vitin 2015 kishte marrë një çmim duke lënë pas John Cenan, Serena Williams dhe Neymarin.


Cristiano Ronaldo with a child who survived the Indonesian tsunami in 2004 football

CR7 më shumë njihet për luksin e tij, të cilin shpesh herë e reklamon në rrjetet sociale, por pak është folur për anën bamirëse pasi Cristiano nuk e bënë këtë për reklamë, por se e ndjen obligim shpirtëror.

Në vitin 2014 kishte ndihmuar në rindërtimin e Indonezisë pas cunamit.

Martunis main

Pastaj ndihmoi financiarisht një djalosh të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, Martunis, i cili në vitin 2015 nënshkroi me Sporting Lisbonën.

Shiti Këpucën e Artë në vitin 2011 për 1.5 milionë euro që të ndihmon në ndërtimin e një shkolle në rripin e Gazës në Palestinë.

04976084

Pagoi 77,000 euro për operacionin neurologjik të Erik Ortiz Cruz edhe pse familja e tij kishte kërkuar vetëm një fanellë të nënshkruar.

1297536871292 ORIGINAL

Ishte pjesë e një video për të ndihmuar mos përhapjen e Ebolas, ka punuar me Artistët për Paqe dhe Drejtësi për të ndihmuar fëmijët e varfër në Haiti.

Cristiano Ronaldo fights ebola

Ka dhuruar 154,000 euro për një qendër kanceri në Portugali.

Për këto dhe shumë gjëra tjera, Ronaldo meriton respekt. /Telegrafi/

telegrafi sport app