Coutinho dëshiron bashkimin me Barçën, ia bënë të qartë edhe Kloppit

Philippe Coutinho ia ka bërë të qartë trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, se ai dëshiron të bashkohet me gjigantin katalunas, Barcelonën.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, ylli brazilian i Redsave ende ka shpresë të kalojë në Camp Nou në vitin 2018.
Pavarësisht përpjekjeve nga Paris Saint-Germain, prioritet i Coutinhos mbetet Barcelona - dhe ai do të shtyjë në këtë drejtim q të bashkohet në janar me katalunasit.
Mesfushori me tipare sulmuese ia bën të qartë se ai dëshiron që transferimi të ndodhë çdo herë që ai e sheh trajnerin e tij, Klopp.

Barcelona ka nevojë të madhe për një mesfushor me tipare sulmues dhe e ka bërë atë prioritet në afatin kalimtar të janarit.
Coutinho nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e Ligës së Kampionëve pasi ka luajtur për Liverpoolin, por që kjo nuk do të zbeh katalunasit.
Megjithatë, Barcelona do të shikoj dika tjetër nëse klubi i madh anglez vazhdon të provojë kokëfortësi në negociatat mes klubeve.
Ndryshe, Redsat janë duke kërkuar së paku 150 milionë euro për ta lënë të lirë Coutinho. /Telegrafi/
























































