LAJMI I FUNDIT:

Conte thuhet se i ka kërkuar Marottas dhe Ausilios transferimin e Bale

Conte thuhet se i ka kërkuar Marottas dhe Ausilios transferimin e Bale
Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Është duke u raportuar se Interi po tenton ta transferojë Gareth Balen nga Real Madridi në këtë afat kalimtar veror.

Sipas televizionit spanjoll, El Chiringuito TV, Antonio Conte ka kërkuar nga Beppe Marotta dhe drejtori Piero Ausilio që ta sjellin te Nerrazzurët uellsianin.

29-vjeçari u bë shumë i njohur për Interin, pasi u kishte shënuar het-trik në vitin 2010 me Tottenham Hostpurin, para se të transferohej për 100 milionë euro te Real Madridi tri vite më vonë.


Antonio Conte (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Me rikthimin e Zinedine Zidanes, Bale nuk ka vend në Santiago Bernabeu, andaj me shumë gjasë do të shitet në verë për një shumë rreth 90 milionë euro.

Interi gëzon Conten, ia ofron 200 milionë euro për transferimin e futbollistëve
Lexo po ashtu Interi gëzon Conten, ia ofron 200 milionë euro për transferimin e futbollistëve

Interi është duke planifikuar që në verë t’i bëjë disa lëvizje të mëdha për ta kënaqur ish-trajnerin e Juventusit, në mënyrë që të jenë më konkurrues në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A.

Bale ka shënuar 102 gola dhe ka bërë 64 asistime në gjashtë vite te Los Blancos, duke fituar tri Liga të Kampionëve dhe një La Liga, mirëpo që ka vuajtur nga lëndimet e shpeshta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori