Antonio Conte ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur për mundësinë e transferimit të yllit të Barcelonës, Lionel Messi te Interi.

Java e fundit ka qenë e mbushur me thashetheme për një transferim befasues të Messin te klubi italian nga Giuseppe Meazza.


Megjithatë, drejtuesit e klubit italian disa herë e kanë mohuar një gjë të tillë, edhe pas vendosjes së fotografisë së Messit në Katedralen e Duomos.

Pas ndeshjes së Interit me Napolin, Contes iu tregua imazhi që televizioni kinez përdori për të reklamuar ndeshjen me Messin e vendosur në Katedralen Duomo në Milano.

messi 9

Pyetja e gazetarit për Conten ishte: A do donte të kishte vetëm Messin ose katër lojtarë me vlerë 50 milion euro secili, ndërsa përgjigja e tij ishte interesante.

“Mendoj se të dyja këta skenarë janë goxha të pamundshëm!”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes me Napolin.

“Unë jam duke u mbajtur fort për lojtarët e mi, pasi ata po japin gjithçka, mund ta garantoj këtë”.

“Do të ishte më e lehtë për të lëvizur Duomo nga Milano sesa të sillni Messin në Inter”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app