Conor McGregor është duke u përgatitur për tu rikthyer në ring, ku fokusi i tij është rikthimin në tetëkëndësh, por ylli irlandez ka dhuruar afër 10 mijë euro për të ndihmuar luftëtarin e MMA, Ian Coughlan.

Coughlan u përfshi në një lëndim të tmerrshëm në stërvitje, ku u ul në kokë, duke e lënë atë plotësisht të paralizuar dhe të kufizuar në një karrige me rrota.


Ai i është drejtuar publikut për mbështetje, pasi i nevojiten 72 mijë euro për trajtim në Gjermani, që synon të sigurojë mundësinë për të ecur sërish.

Screenshot 2021 11 29 at 12.09.31

Trajneri i McGregor, John Kavanagh, njoftoi se ikona irlandeze e UFC-së personalisht ka dhuruar afër 10 mijë euro nga xhepi i tij.

Në moshën 29 vjeçare, Coughlan kishte ende shumë vite të mbetura në karrierën e tij luftarake, por tani për tani ai mbetet në rehabilitim, pasi nuk i është dhënë asnjë garanci se do të rifitojë përdorimin e këmbëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app