Ylli i Chelseat ka humbur një nga rastet më të qind për qindta për gol, duke dështuar të shenojë nga dy metra largësi ndaj Leeds United të martën mbrëma.

Chelsea ishte afër të merrte fitoren e pestë radhazi në Ligën Premier, por u ndal me barazim 2-2 në shtëpi nga Leeds në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të.


Blutë e Londrës ishin në epërsi prej 2-0 deri në minutën 67-të kur pranuan golin e parë, ndërsa në minutën 73-të Leeds barazoi shifrat në 2-2.

Megjithatë, londinezët patën një mundësi reale në minutën e pestë shtesë për të shënuar golin e fitores dhe tri pikëve të radhës, por figura tragjike ishte ylli i skuadrës, Palmer, i cili asistoi te goli i parë dhe shënoi vetë të dytin.

Palmer kishte mundësinë për të shpëtuar ndeshjen, por bëri ‘huqjen e sezonit’ duke mos arritur të shënojë në golin e zbrazët nga dy metra largësi.

Lojtari, bashkëlojtarët, stafi dhe të gjithë tifozët mbetën në mosbesim nga gabimi tronditës i Palmer, ndërsa kjo huqje u bë shpejt virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/


telegrafi sport app