LAJMI I FUNDIT:

Çokollata e ngrohtë me verë të zezë do t’ju ngrohë këtë dimër

Çokollata e ngrohtë me verë të zezë do t’ju ngrohë këtë dimër

Jashtë është ftohtë, por ekziston një pije magjike e cila do t’ju ngrohë edhe shpirtin edhe trupin – çokollata e ngrohtë me verë të zezë.

Ne për ju kemi një pije gjeniale të ngrohtë e cila do t’ju kthejë buzëqeshjen në fytyrë dhe me të cilën me siguri do ta keni më ngrohtë, transmeton Telegrafi.

Pijen e ka shpikur një blogere amerikane duke i bashkuar dy gjëra të cilat njerëzit i adhurojnë – çokollatën dhe verën, ushqimin e lumturisë dhe pijen e perëndive. Tingëllon joshëse, por edhe më thjesht nuk mund të bëhet.


Ju nevojiten vetëm tre përbërës:

– Çokollatë e shkrirë,
– Qumësht
– Verë e zezë.

Përgatitja:

Më parë shkrini 60 g çokollatë të zezë në 350 ml qumësht në zjarr të lehtë për të përftuar çokollatë bazë të ngrohtë.

Përzieni mirë përbërjen, pastaj në të qitni 250 ml verë të zezë dhe vazhdoni t’i përzieni derisa të gjithë përbërësit të bashkohen mirë.

Njerëzit e pëlqejnë këtë recetë, çdo ditë publikojnë fotografitë e çokollatave të tyre të ngrohta me verë, në të cilat shtojnë edhe shkopthat e popullarizuar të kanellës.

Kënaquni dhe argëtohuni! /Telegrafi/

A post shared by POISED AVENUE (@amandaleestrong) on Oct 13, 2016 at 10:35am PDT

Në trend Kuzhina

Më shumë
Tavë dheu

Tavë dheu

Kuzhina tradicionale
Revani Vlore

Revani Vlore

Kuzhina
Tortilla pa gluten

Tortilla pa gluten

Nga duart tua
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë

Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë

Në çdo kohë
Pogaçe të buta: Gatuhen thjeshtë, nuk ka shans të gaboni!

Pogaçe të buta: Gatuhen thjeshtë, nuk ka shans të gaboni!

Oreksndjellëse
Tagliatelle me fruta deti

Tagliatelle me fruta deti

Kuzhina
Kalo në kategori