Zgjedhja dhe dekretimi i anëtarëve me të kaluar kriminale është në kundërshtim me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me vet Kushtetutën e Republikës së Kosovës fillimisht.
Kështu ka deklaruar për Telegrafin, Genc Nimoni nga organizata “Çohu”.
Genc Nimoni nga “Çohu” ka theksuar se bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, përkatësisht me pikën 1.3 të nenit 4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, një kandidat sipas tij, i cili është i dënuar për vepër penale, nuk plotëson kriteret për të qenë gjykatës kushtetues.
Sipas tij, kandidatët si R. Laban, nuk do të duhej dekretuar fare, duke shtuar se dekretimi i tij paraqet shkelje të dispozitave ligjore dhe kushtetuese.
“Bazuar në dispozitat ligjore dhe kushtetuese (neni 118 i Kushtetutës së Kosovës dhe neni 9 pika 1.5 e Ligjit për Gjykatën Kushtetuese), shkarkimi i një gjykatësi kushtetues bëhet për kryerjen e krimeve të rënda dhe për mospërfillje të rëndë të detyrave, me propozimin e 2 të 3 të gjykatësve kushtetues”, tha Nimoni.
Ai më tutje ka thënë se Presidenti Thaçi ka qenë i njoftuar për këtë fakt, dhe megjithatë sipas tij, ka vepruar duke dekretuar dhe marr parasysh këtë fakt.
“Gjendjen në të cilën ndodhet gjykata kushtetuese si dhe raportin e saj me Presidentin, jam skeptik se mund të iniciohet dhe ndodhë një shkarkim i kandidatit, tani pas dekretimit. Zgjedhja e tij përveçse degradon institucionin e gjykatës Kushtetuese, gjithashtu do të vazhdojë ta thellojë mosbesimin e qytetarëve në funksionimin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese si dhe do të rrezikojë funksionimin profesional të Gjykatës”, ka shtuar Nimoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania