LAJMI I FUNDIT:

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Njësia Evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola ka njoftuar një tërheqje masive të produkteve Coke, Sprite dhe disa pijeve të tjera, pas zbulimit të niveleve të larta të kloratit që mund të paraqesin rreziqe shëndetësore për konsumatorët.

Sipas The Economic Times, tërheqja, e shpallur të hënën nga Coca-Cola Europacific Partners Belgium, përfshin kanaçet dhe shishet e qelqit që përmbanin nivele të larta të kësaj substance.

Produktet e prekura janë shpërndarë në Belgjikë, Holandë, Britani, Gjermani, Francë dhe Luksemburg që nga muaji nëntor.


Në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk ka marrë ende ndonjë njoftim zyrtar për dyshime lidhur me sigurinë e produkteve të Coca-Cola që tregtohen në vend.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë deri më tani nuk ka ndonjë lajmërim-notifikim për dyshime rreth sigurisë së produktit Coca-Cola që tregtohet në Kosovë. Jemi duke monitoruar situatën përmes mekanizmave të kontaktit me autoritete dhe organizata të sigurisë së ushqimit. Mbi çdo ndryshim do ta mbajmë konsumatorin të informuar. Deri më tani nuk ka asnjë dyshim”, deklaroi zëdhënësi i AUV-së, Lamir Thaçi për Telegrafin.

Kosova merr njoftime për sigurinë ushqimore nga Sistemi për Paralajmërim të Shpejt për Ushqim (RASFF) i Bashkimit Evropian.

Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit, në një opinion shkencor të publikuar më 2015, ka theksuar se ekspozimi afatgjatë ndaj kloratit përbën një shqetësim të mundshëm shëndetësor, veçanërisht për fëmijët me mungesë të vogël apo të mesme të jodit.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Kalo në kategori