LAJMI I FUNDIT:

Çmimi ‘qesharak’ që ka paguar Manchester United për transferimin e Garnachos

Çmimi ‘qesharak’ që ka paguar Manchester United për transferimin e Garnachos

Tifozët e Manchester United kanë mbetur të mahnitur kur zbuluan koston e vërtetë të transferimit të yllit argjentinas Alejandro Garnacho.

Vetëm si 19-vjeçar, Garnacho është në mesin e lojtarëve më të spikatur të Unitedit këtë sezon, ndërsa ndaj Evertonit të shtunën, ai u bë lojtari i parë i Unitedit në histori të Ligës Premier që ka fituar dy penallti brenda një ndeshje.

Reprezentuesi argjentinas ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat këtë sezon, teksa ka kontribuar edhe me tri asistime.


Garnacho mund të jetë një nga shkëndijat e ndritura të ‘Djajve të Kuq’ këtë sezon, por klubi anglez e ka vëzhguar atë që prej moshës 14-vjeçare, para se të nënshkruanin një parakontratë me të dy vite më vonë, kur atë kohë ishte pjesë e Atletico Madridit.

Man United po ia trefishon lojtarit pagën me kontratën e re, legjenda e klubit thotë se e meriton
Lexo po ashtu Man United po ia trefishon lojtarit pagën me kontratën e re, legjenda e klubit thotë se e meriton

Sipas asaj që raporton The Athletic, transferimi i Garnachos i kishte kushtuar Manchester Unitedit 150 mijë euro, ndërsa 50 mijë të tjera u paguan në formë bonusesh.

Atletico gjatë asaj kohe kishte shprehur dëshirën që ta mbante atë në ekip dhe i kishin ofruar një pagë pak a shumë të njëjtë si ajo e United: 70 mijë euro në vit, me mundësinë që kjo të rritet deri në 90 mijë.

Pas paraqitjes së tij mbresëlënëse ndaj Evertonit, Garnacho mori shumë lëvdata, ku në mesin e atyre që e përgëzuan argjentinasin për ndeshjen që bëri ishte edhe legjenda Rio Ferdinand./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Kalo në kategori